business

Vozitës, Depoist

  • star Publikuar: 01-09-2022
  • star Skadon: 16-09-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani ORBICO Sh.p.k
Kategoritë Shperndarje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1586

Orbico është distributor kryesor në Evropën Juglindore, kompani rajonale me biznes në 20 vende.
Ne kemi më shumë se 7500 të punësuar dhe menaxhojmë më shumë se 200 marka globale dhe lokale.
Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosove ne po kërkojmë kandidatë të besueshëm, entuziastë dhe të orientuar në rezultate për pozitën e:

  • Vozitës (1 Pozitë)
  • Depoist (1 Pozitë)

Këto pozicione janë punë me orar të plotë)

Kualifikimet (Vozitës):

  • Të ketë se paku të kryer shkollën e mesme
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkepunim në ekip
  • Aftesi për zgjedhje të problemeve
  • Organizim i mirë i punës
  • Respektim, integrim dhe punë etike
  • Të ketë aftësi inovative
  • Leje të vozitjes të kategorisë B
  • Njohuri të shkëlqyeshme në furnizim dhe shpërndarje të mallit

Përshkrimi i punës dhe detyrat:

  • Transportimi i mallit në pikat e blerësve
  • Kontakton me blerësit
  • Mban evidencen për mallin e shitur
  • Inkason mjetet për interesat e punëdhënësit nga blerësit
  • Përkujdeset për automjetin dhe jep përgjegjësi nëse bën shkelje të rregullave të komunikacionit
  • Dorëzon mjetet e inkasuara nga blerësit në ndonjërën nga llogaritë bankare të ndermarrjes
  • Kryen punë tjera që i besohen

Kualifikimet (Depoist):

  • Të ketë se paku të kryer shkollën e mesme
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkepunim në ekip
  • Aftesi për zgjedhje të problemeve
  • Organizim i mirë i punës
  • Respektim, integrim dhe punë etike
  • Të ketë aftësi inovative
  • Njohuri të shkëlqyeshme në kujdes të mallit

Përshkrimi i punës dhe detyrat:

  • Ndan dhe përgatit mallin sipas faturës për blerësin
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mallrave në mënyrën e duhur
  • Kujdeset për sigurinë e mallrave në depo
  • Ndihmon vozitësit në ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave
  • Etiketon mallrat sipas markave dhe produkteve
  • Magazinimin dhe lëvizjen e mallrave
  • Bashkëpunimi me departamentin e shitjes
  • Pjesëmarrja aktive në inventarizim
  • Puna kryhet në përputhje me kërkesat e punës, udhëzimet e mbikëqyrësit, udhëzimet për shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Ruajtja e rendit dhe pastërtisë së vendit të punës dhe mjedisit të punës

Përfitimet e aplikanteve:

  • Trajnimi dhe mbështetja fillestare
  • Pozicion sfidues në mjedis dinamik
  • Mundësi për rritje personale dhe profesionale
  • Page konkurruese në përputhje me rezultatet tuaja

Ne po kërkojmë të plotësojmë pozicionin sa më shpejt të jetë e mundur.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 01/09/2022, dhe afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 16/09/2022.
Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që të dërgojnë një CV dhe një letër motivuese jo më vonë se 16 Shtator 2022 në:  [email protected]
Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha aplikacionet do të mbahen me konfidence te plote.