business

DERMATOLOG/ E – MJEK/ E ESTETIKE


Ruaj
  • star Publikuar: 08-12-2025
  • star Skadon: 31-12-2025
Kategoritë Mjekësi
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

JENI GATI PËR HAPIN E RADHËS NË KARRIERËN TUAJ?

ÉCLAT hap konkurs për pozitën:
DERMATOLOG/ E – MJEK/ E ESTETIKE

Nëse jeni i/e pasionuar pas dermatologjisë estetike, dëshironi të punoni me teknologjitë më të avancuara dhe kërkoni zhvillim të vazhdueshëm profesional – atëherë jeni personi që kërkojmë.
ÉCLAT ofron ambient pune mbështetës, profesional dhe me reputacion të lartë në fushën e estetikës mjekësore.

Kualifikimet:

Arsimi:

  • Diplomë e Fakultetit të Mjekësisë (preferohet me fokus në Dermatologji).
  • Specializim i përfunduar në dermatologji dhe licencë aktive për praktikë.

Eksperienca:

  • 1-2+ vite përvojë pune si dermatolog/e.
  • Eksperiencë në procese estetike minimalisht invazive (Botox, Fillers, Booster, Laser etj.).

Aftësitë që vlerësojmë:

  • Komunikim shumë i mirë me pacientët & etikë profesionale.
  • Njohuri mbi teknologjitë bashkëkohore në estetikë.
  • Punë ekipore, përgjegjësi dhe qasje estetike të rafinuar.

Detyrat kryesore:

  • Konsultim profesional me pacientët dhe përcaktim i planit të trajtimit.
  • Aplikim i procedurave estetike (Botox, Fillers, Booster etj.) sipas standardeve më të larta të higjienës dhe sigurisë.
  • Analizë e gjendjes së lëkurës për rekomandimin e trajtimeve adekuate.
  • Hartim i planeve të personalizuara të trajtimit për rezultate natyrale dhe harmonike.

Pse ÉCLAT?

  • Zhvillim profesional & trajnime të avancuara të vazhdueshme.
  • Pajisje dhe teknologji moderne të nivelit ndërkombëtar.
  • Ambient profesional, mikpritës dhe bashkëpunues.
  • Mundësi reale rritjeje në karrierë.

Aplikimet

📩 Na dërgoni CV + dokumentacionin përkatës në: [email protected]
⏳ Afati i aplikimit: 31.12.2025

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu