business

Drejtor Menaxhues

  • star Publikuar: 03-04-2023
  • star Skadon: 30-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4573

Kompania Home Property Management L.L.C shpall konkurs për pozitën: Drejtor Menaxhues

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore për pozitën e shpallur janë:

  • Zhvillon dhe ekzekuton strategjitë e biznesit të kompanisë për të arritur qëllimet e bordit dhe aksionarëve;
  • Harton planin e biznesit dhe planin operativ te kompanisë dhe paraqet Bordit të Drejtorëve për aprovim;
  • Siguron zbatimin e të gjitha procedurave ligjore te parapara me legjislacionin ne fuqi;
  • Nxjerr vendime dhe akte të tjera në përputhje me Statutin e Kompanisë dhe aktet e brendshme
  • Përfaqëson kompaninë para të gjitha entiteteve publike dhe private, si dhe përfaqëson kompaninë në negociatat me klientët, furnitorët dhe kontaktet tjera;
  • Drejton përmes vartëseve operacionet e të gjitha departamenteve të kompanisë, si dhe mbikëqyrë të gjitha punët administrative dhe financiare të kompanisë;
  • Mbikëqyr rezultatet e kompanisë duke i krahasuar ato me objektiva e vëna nga kompania dhe ndërmerr masat e nevojshme për arritjen e tyre;
  • Mbikëqyrë rezultatet financiare dhe shpenzimet buxhetor dhe merr masa korrigjuese ;
  • Në përputhje me kërkesat e departamenteve bënë planifikimin e numrit të punësuarve dhe planifikimin e kostove të stafit dhe shpenzimeve tjera operacionale;
  • Bënë vlerësimin e punës së menaxherëve dhe pjesës tjetër të punonjëseve të kompanisë si dhe përkujdeset për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore të kompanisë;
  • Analizon dhe raporton me shkrim trendët e punës dhe të zhvillimit të Kompanisë, në baza mujore;
  • Siguron me masa adekuate, pronën e Kompanisë, stoqet e mallrave, punëtorët dhe mjetet e punës;
  • Zhvillimi i strategjive efektive të marketingut dhe marrëdhënieve me publikun;
  • Vlerëson në baza të rregullta konkurushmërinë në treg, trendët e sektorit dhe mundësitë e zgjerimit;
  • Krijon ambient të përshtatshëm për punë si dhe kujdeset për ruajtjen dhe rritjen e imazhit të Kompanisë;
  • Raporton në baza të rregullta te Bordi;
  • Kryen edhe punë të tjera me kërkesë të Bordit te kompanisë;

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare në fushën relevante: Fakulteti ekonomik, Administrimi i biznesit apo te ngjashme.;
  • Të ketë përvojë së paku pese (5) vite përvojë pune – ku se paku 3 vite përvojë nё menaxhim në nivelin ekzekutiv;
  • Përvojë e dëshmuar në zhvillimin e planeve strategjike dhe të biznesit
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe drejtuese
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, ndërpersonale dhe prezantuese
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës dhe të stresit;
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veçanta Excel, Word, Power Point, etj;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

Konkursi do të jetë i hapur nga data 03/04/2023 deri me 30/04/2023.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin dhe CV-në në e-mail adresën: [email protected]

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatet të cilat i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.