
Konkurs Pune
Kompania: Visametric – Ofruesi i vetëm i shërbimeve për Ambasadën Gjermane në Prishtinë
Pozita: Contact person dhe Zyrtar/e për Pranimin e Dokumenteve
Përshkrimi i Punës:
Visametric shpall konkurs për pozitën Contact Person dhe Zyrtar/e për Pranimin e Dokumenteve. Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë përgjegjës/e për komunikimin me institucionet përkatëse gjermane dhe pranimin e dokumentacionit të aplikuesve për vizë.
Kriteret e Kualifikimit:
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane (në të folur dhe në të shkruar).
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Përvojë pune në pozita të ngjashme është përparësi.
- Njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe aplikacioneve administrative.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Komunikimi profesional dhe efektiv me institucionet përkatëse gjermane.
- Pranimi dhe kontrollimi i dokumentacionit për aplikimet për vizë.
- Sigurimi që të gjitha procedurat dhe dokumentet përputhen me rregulloret dhe standardet e kërkuara.
- Ndihmë për aplikuesit gjatë procesit të aplikimit, sipas nevojës.
Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre dhe dokumentet mbështetëse në adresën tonë elektronike: [email protected], nga data 08.01.2025.