
Korporata ALPINA ICE CREAM SH.P.K është përfaqësuese e brendit te akulloreve Neho në Kosovë, lokacion i shitjes ne Magjistralen Prishtine-Ferizaj km 5, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 21.07 maj 2025, shpall këtë:
K O N K U R S
Për pozitën:
1. Ndihmës Depoist – Një pozitë (1);
2. Depoist – Një pozitë (1).
Vendi i Punës: Prishtinë;
Detyrat kryesore:
Pozita: Ndihmës Depoist
- Ndihmon në pranimin dhe vendosjen e mallrave në depo dhe mbajten e evidencave gjegjëse;
- Asiston në organizimin, rregullimin e depos sipas planit, si dhe organizimin dhe mirëmbajtjen e stokut në depo;
- Asiston ne mbajtjen e dokumentacionit të pranimeve, daljeve, kthimeve të mallrave;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrës.
Pozita: Depoist
- Përgjegjës për trajtimin dhe dorëzimin e dokumenteve pranë institucioneve përkatëse;
- Përgjegjës për mbajtjen e inventarit të korporatës dhe sigurimin e furnizimeve të zyrave;
- Organizimi dhe planifikimi i nevojave për rifurnizim të materialeve dhe pajisjeve të nevojshme për aktivitetet e përditshme;
- Kryerja e procedurave të mirëmbajtjes për automjetet dhe pajisjet e zyrës, sipas udhëzimeve të brendshme;
- Ndihma në zhvillimin dhe implementimin e politikave të brendshme dhe procedurave operacionale;
- Ndihmon në organizimin e aktiviteteve të ndryshme dhe siguron që ato të kryhen sipas planifikimeve të paracaktuara;
- Mbikëqyr zhvillimin e projekteve dhe dorëzimin e projekteve të caktuara nga departamentet e ndryshme;
- Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve për aktivitetet e përditshme dhe ecurinë e punës;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë minimalisht 6 muaj eksperiencë në të njëjtin profil pune (pozita 1);
- Të ketë minimalisht 6 muaj eksperiencë në të njëjtin profil pune (pozita 2);
- Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, saktësi dhe vëmendje në detaje;
- Menaxhues i mirë i kohës, planifikimit dhe caktimit te prioriteteve;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
duke derguar CV-në dhe deshmitë mbi pervojen tuaj ne adresen elektronike [email protected] te plotesuar ne poziten per te cilen aplikoni
Apliko shpejtë përmes sistemit!