
Përmbledhje:
NEO Lubricants është distributor rajonal i vajrave lubrifikante premium, me partneritet strategjik për brendet CASTROL, ARAL, etj, duke furnizuar klientë komercial, industrialë dhe flota në gjithë Kosovën dhe rajon. Kompani operon nga një qendër moderne dhe me kapacitete të avancuara magazinimi qê na mundësojnë furnizim të shpejtë e të besueshëm tek klientët tanë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i Porosive: Pranoni dhe përpunoni porositë nga sistemi ose agjentët, duke siguruar që faturimi të jetë i kompletuar dhe i saktë.
- Verifikimi i Dokumentacionit: Verifikoni përputhshmërinë e fletëporosive me faturimin,
- dhe mbani kontakte të vazhdueshme me agjentët dhe shoferët për ndryshime eventuale.
- Kalkulimi i Kostove: Kryeni kalkulime të sakta për mallrat e blerë, përfshirë importet, investimet, dhe kostot e lidhura si doganat dhe transporti.
- Faturimi: Faturoni porositë në përputhje me kërkesat dhe dokumentacionin përkatës.
- Rakordimi i Arkës: Siguroni rakordimin e arkës me pasqyrat bankare për të mbajtur evidencë të saktë financiare.
- Regjistrimi i Llogarive: Regjistroni dhe mbani të azhurnuara llogaritë e pagueshme dhe të arkëtueshme.
- Menaxhimi i Aseteve Fikse: Menaxhoni asetet fikse, duke llogaritur amortizimin, regjistrimin e aseteve të reja dhe shlyerjen e aseteve të vjetëruara.
- Pajtimi i Llogarive: Pajtoni llogaritë e aksioneve në softuerin e kontabilitetit për të siguruar përputhshmëri.
- Raportimi Financiar: Përgatitni raporte të ndryshme të kontabilitetit dhe financave në përputhje me kërkesat e menaxhmentit.
- Detyra të Tjera: Kryeni detyra të tjera financiare ose administrative sipas nevojës.
Kualifikimet:
- Diplomë Master në Ekonomi ose Bankë dhe Financa.
- Minimumi 5 vite përvojë pune në departamentin financiar.
- Trajnime dhe certifikime të fushës janë një përparësi.
- Njohuri të shkëlqyera të MS Office dhe përvoja e avancuar me MS Excel.
- Kuptim i mirë i legjislacionit tatimor dhe rregulloreve financiare.
- Njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze ose gjermane (të folurit, të shkruarit dhe të lexuarit).
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese.
- Patent shoferi Kategoria B.
Tjera:
- Paketë konkurruese pagash dhe përfitimesh.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!