business

Ekspert lokal për hartimin e Planit të Veprimit (2025-2028) në nivel lokal për përfshirje dhe mbrojtje sociale

  • star Publikuar: 25-04-2025
  • star Skadon: 08-05-2025
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 144

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert lokal për hartimin e Planit të Veprimit (2025-2028) në nivel lokal për përfshirje dhe mbrojtje sociale

Projekti: “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

Vendi: Prishtinë
Raporton tek: Menaxheri i Programit
Datë: Maj - Tetor, 2025 (15 ditë pune)
  1. Informacione të përgjithshme

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.

TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.

Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:

  1. Angazhimi në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;
  2. Mbështetja e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;
  3. Mbështetja e kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe
  4. Pilotimi i politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.
  1. Informacione rreth projektit

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.

Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.

Përmes Ligjit për Skemën e Ndihmës Sociale, synohet të mirëmbahet dhe forcohet rrjeti i sigurisë sociale në Kosovë për të reduktuar varfërinë dhe për të inkurajuar punësimin. Ky ligj ka për qëllim të promovojë përfshirjen dhe barazinë, si dhe të eliminojë diskriminimin. Qeveria e Kosoovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka zhvilluar dhe synon avancimin e mëtutjeshem të politikave dhe programeve sociale, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare për skemat dhe politikat sociale, duke prioritizuar skemat e mbështetjes financiare - me qëllim sigurimin e mirëqenies sociale të fëmijëve, familjeve, grupeve të cenueshme, dhe qytetarëve, si dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në nevojë.

Objektivi i shërbimit

Përderisa Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve Ministria ka përgjegjësinë e përgjithshme për planifikimin dhe organizimin e shërbimeve sociale dhe familjare, niveli lokali është janë përgjegjëse për ofrimin e tyre tek përfituesit, duke luajtur kështu një rol kyc në sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve, duke përfshirë edhe grupet e tjera të cenueshme. Për këtë arsye, Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) do të kontraktojë një ekspert lokal i/e cila ka kapacitete njerëzore, etike, profesionale dhe teknike për hartimin e Planit të Veprimit (2025-2028) në nivel lokal në fushën e përfshirjes dhe mbrojtjes sociale. Duke pasur parasysh kompleksitetin dhe natyrën e rëndësishme të mirëqenies sociale, është e domosdoshme të zhvillohet një plan veprimi që të jetë sa më i plotë dhe gjithëpërfshirës, i cili kërkon pjesëmarrjen aktive dhe bashkëpunimin e të gjithë akterëve përkatës. Eksperti do të ofrojë ekspertizë të thellë dhe do të lehtësojë procesin, duke siguruar që plani i veprimit të adresojë parandalimin, zvogëlimin dhe eliminimin e cenueshmërive ekonomike dhe sociale nga varfëria në komunën e përzgjedhur.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Funksione thelbësore të konsulencës:

  • Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK.
  • Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.
  1. Përgjegjësitë:

Në bashkëpunim të ngushtë me TdhK dhe Ministrinë e Financave, Punës, dhe Transfereve – Departamenti i Skemave Sociale, eksperti/ja do të kenë përgjegjësitë në vijim:

  • Kryerja e një analize gjithëpërfshirëse të të dhënave/kornizës ekzistuese, politikave dhe dokumenteve relevante në lidhje me përfshrijen dhe mbrojtjen sociale në vend;
  • Bazuar në nevojat e identifikuara të komunës së përzgjedhur në fushën e përfshirjes dhe mbrojtjes sociale, të bëhet hartimi i draftit të parë të planit të veprimit (2025-2028), duke siguruar përfshirjen e praktikave më të mira në sigurimin e mirëqenies dhe mbrojtjes sociale për grupet e cenueshme, sipas standardeve dhe politikave të Qeverisë ose ministrive përkatëse, dhe përafrimin me politikat kombëtare dhe standardet ndërkombëtare;
  • Harmonizimi i objektivave të ndërlidhura me ato të strategjisë dhe Planit të Veprimit të nivelit qendror për mirëqenie dhe përfshirje sociale;
  • Koordinimi dhe lehtësimi i një punëtorie konsultative me grupin e caktuar punues për të konsoliduar inputet për planin e veprimit, duke siguruar një diskutim proaktiv dhe kontribut përmbajtësor;
  • Përfshirja e komenteve të grupit punues, stafit nga TdhK dhe MFPT, dhe palëve të tjera të interesuara në dokument, dhe finalizimi i versionit përfundimtar të dokumentit.
  • Zhvillimi i mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit për të vlerësuar zbatimin dhe ndikimin e planit të veprimit në komunën e përzgjedhur;
  • Marrja pjesë në takime dhe ofrimi i raporteve dhe përditësimeve të rregullta sipas nevojës mbi ecurinë e punës për TdhK dhe ministrinë përkatëse.
  • Respektimi i afateve dhe planit të punës të rënë dakord;
  • Angazhimin e plotë dhe proaktiv në bashkëpunim me Departamentin e Skemave Sociale, në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve;
  • Mbajtja e një qasje neutrale dhe profesionale vazhdimisht;
  • Kryerjen e detyrave duke respektuar statutin e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për mbrojtjen e fëmijëve.
  1. Koha

Detyra është paraparë të kryhet brenda 15 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji maj – tetor, 2025.

Aktiviteti

Nr. i ditëve

Kryerja e një analize gjithëpërfshirëse të të dhënave/kornizës ekzistuese, planeve pasuese të veprimit, politikave dhe dokumenteve relevante në lidhje me përfshrijen dhe mbrojtjen sociale. Kryerja e një shikimi të plotë të legjislacionit, literaturës, politikave dhe praktikave ekzistuese në lidhje me përfshrijen dhe mbrojtjen sociale, duke u fokusuar në vazhdim në identifikimin e nevojave dhe sfidave me të cilat përballet komuna e përzgjedhur në këtë fushë.

3

Bazuar në nevojat e identifikuara të komunës së përzgjedhur në fushën e përfshirjes dhe mbrojtjes sociale, të bëhet hartimi i draftit të parë të planit të veprimit, duke siguruar përfshirjen e praktikave më të mira në sigurimin e mirëqenies dhe mbrojtjes sociale për grupet e cenueshme, sipas standardeve dhe politikave të Qeverisë ose ministrive përkatëse, dhe përafrimin me politikat kombëtare dhe standardet ndërkombëtare.

3

Koordinimi dhe lehtësimi i dy punëtorive konsultative me grupin punues për të konsoliduar inputet për planin e veprimit, duke siguruar një diskutim proaktiv dhe kontribut përmbjatësor

2

Zhvillimi i mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit për të vlerësuar zbatimin dhe ndikimin e planit të veprimit në komunën e përzgjedhur.

3

Reflektimi i komenteve dhe sugjerimeve nga grupi punues, stafi i TdhK-së, dhe stafi kompetent nga Minstria e Financave, Punës dhe Transfereve – Departamenti i Skemave Sociale, si dhe dorëzimi i versionit përfundimtar të planit të veprimit (2025-2028).

2

Raporti përfundimtar, duke përfshirë pasqyrën e të gjithë procesit; arritjet kryesore, sfidat, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet.

2

Totali

15

* Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes, Ministrisë së Financave, Punës dhe Tranfereve dhe Terre des hommes në Kosovë.

  1. Kriteret e Përzgjedhjes
  • Diplomë master në drejtësi, shkenca sociale ose fusha të tjera të ngjajshme;
  • Të ketë përvojë të dëshmuar në përpilimin e dokumenteve të politikave, planeve të veprimit ose strategjive në nivel lokal. kombëtar ose ndërkombëtar – me fokus në fushën e përfshrijes dhe mbrojtjes sociale;
  • Të ketë njohuri të sistemit të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale në Kosovë dhe ligjeve në fuqi.
  • Të ketë aftësi për të udhëhequr punën dhe për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse në fushën e kërkuar;
  • Njohuri të rrjedhshme të gjuhës shqipe - njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme analitike dhe konceptuale;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme në shkrim dhe komunikim;
  • Të ketë përvojë dhe punë të dëshmuar me institucione nga sektori shoqëror dhe organizata që kanë fokus mirëqenien, përfshirjen dhe mbrojtjen sociale;
  • Duhet te ketë përvojë të dëshmuar të bashkëpunimit efektiv me institucionet publike në nivelin qendror dhe lokal, ofruesit e shërbimeve publike dhe OJQ-të;
  • Të këtë përvojë në lehtësimin e punëtorive, aftësi prezantuese efektive dhe fleksibilitet për t’iu përshtatur audiencave me prejardhje të ndryshme;
  • Materiale të publikuara të dokumentuara;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në koordinim, komunikim dhe organizim;
  • Njohja e kontekstit në Kosovë dhe rajon dhe përvoja praktike e punës në vend është një avantazh i fuqishëm.

Kriteret

Maksimumi i pikëve

Përvoja e ekspertit në procese të këtilla angazhimi (të bashkëngjitet CV). Vlerësimi bëhet në bazë të kualifikimeve dhe përvojës.

30

Metodologjia e propozuar për realizimin e shërbimit është e përshtatshme, ndërsa plani i punës është real dhe e përmbush qëllimin.

35

Oferta financiare

35

Totali

100

Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë okumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV professionale në gjuhën angleze;
  • Një letër të motivimit;
  • Metodologjinë e punës;
  • Ofertën financiare neto;

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 25 prill deri më 8 maj, në orën 17:00. Ju lutemi shkruani “Ekspert lokal për hartimin e Planit të Veprimit në nivel lokal për përfshirje dhe mbrojtje sociale” në subjekt të email-it.

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së d.uke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, TdhK nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.