Kompani
MOTOR&HIDRAULIK SH.P.K
Kategoritë
Inxhinieri, Të tjera
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
97
KONKURS PUNE
PRISHTINË
Titulli i Konkursit: Asistent Teknik/Inxhinier i Mekatronikës (2 Pozita)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Instalimi I sistemeve elektrike të impianteve të betonit dhe asfaltit.
- Zhvillimi dhe implementimi i sistemeve mekatronike të integruara.
- Bashkëpunimi me ekipe ndërdisiplinore për të dizajnuar dhe optimizuar pajisje dhe sisteme.
- Pjesëmarrja në hulumtime dhe zhvillime teknologjike të reja.
- Programimi i software-it të sistemit operative të impianteve.
- Testimi i pajisjeve të sistemeve elektrik.
- Trajnimi i klientëve për përdorimin e sistemit operativ të impianteve.
- Servisimi dhe mbeshtejta për klientet.
- Testimi dhe diagnostikimi i problemeve teknike dhe implementimi i zgjidhjeve efikase.
- Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe raporteve të progresit.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Përvoje Pune në Mekatronikë ose një fushë të ngjashme.
- Njohuri të përgjithshme për funksionimin e PLC
- Njohuri të avancuara në elektronikë, mekanikë dhe kontroll të sistemeve.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
- Dëshira për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja.
- Njohje e gjuhës angleze ose turke.
Kushtet tjera të Kërkuara
- Mosha e preferuar 30-50 vjec.
- Patent shofer të kategorisë B.
Përfitimet:
- Mundësi për të punuar në projekte inovative dhe sfiduese brenda dhe jashtë vendit.
- Trajnime dhe zhvillim profesionale jashtë vendit nga prodhuesit.
- Ambient pune dinamik dhe mbështetës.
- Mundësi për të ndikuar dhe kontribuar në zhvillimin e teknologjive të reja.
- Mundësi për përfitime përvoje duke punuar në instalime të impianteve në të gjithe botën.
Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutemi të dërgoni:
1. CV-në tuaj.
2. Transkriptën akademike (për studentët që janë duke përfunduar studimet).
Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të kontaktojnë në numrin e telefonit : 044 364 134, ose të dërgojnë CV-në në e-mail : [email protected] , deri më datën e fundit për aplikim 15.02.2025.
Aplikimi përmes telefonit të bëhet nga ora 09:00 – 17:00
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë