business

ZYRTAR (ANALIST) I RISKUT

  • star Publikuar: 06-11-2024
  • star Skadon: 22-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1269

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) është institucion i pavarur, i themeluar për të administruar sistemin e kursimeve të obligueshme pensionale në Kosovë, dhe vepron në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-101 për fondet pensionale në Kosovë dhe me plotësimet e mëtutjeshme të këtij ligji. FKPK-ja, në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 e shpall këtë:

KONKURS PUBLIK (RISHPALLJE)

për plotësimin e vendit të punës me të dhënat si në vijim:

Titulli i pozitës:

ZYRTAR (ANALIST) I RISKUT

Orët e punës:

Orar i rregullt

Numri i referencës:

KON022024 (R)

Kohëzgjatja e emërimit:

Kontratë e punës (1 vjeçare me mundësi vazhdimi)

Adresa:

Rr. “Agim Ramadani” Nr. 182-184, 10000 Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vlerësimi i riskut për portofolet e investimeve të FKPK-së, duke përfshirë, por pa u kufizuar në risqet gjeopolitike, të palëve, çmimit/tregut, normës së interesit, valutës e të ngjashme.
  • Organizimi dhe menaxhimi i raporteve të brendshme të riskut, formulimi i kontrollit të qëndrueshëm dhe sistematik të riskut dhe dokumentimi i proceseve.
  • Mbështetja e proceseve të rishikimit të riskut dhe procedurave të tjera të lidhura me riskun.
  • Përdorimi i matësve kryesore të industrisë dhe teknikave të riskut për të mbështetur vlerësimin e rreziqeve të investimeve të FKPK-së.
  • Mbështetja e procesit të vendimmarrjes për investime, përmes analiza ex-ante për propozimet për investime.

Kandidati ideal do të:

• Ketë qasje praktike ndaj të gjitha çështjeve të lidhura me riskun dhe të krijojë një kuptim të shpejtë të strategjive dhe produkteve të investimit të FKPK-së.

• Ketë një njohje dhe interes për tregjet financiare, si dhe një kuptim solid të mjeteve dhe matësve të menaxhimit të riskut (p.sh. VaR, tracking error, volatility, beta, drawdowns) dhe konceptet për matjet kryesore të riskut.

• Aftësi analitike, të zgjidhjes së problemeve dhe të menduarit kritik, duke përfshirë aftësinë për të mbledhur dhe analizuar të dhënat e tregut.

Kriteret:

Arsimimi:

Master në ekonomi, financë, MBA në financë, matematikë.

Shënim: Të diplomuarit jashtë Kosovës duhet ta kenë nostrifikuar diplomën në Kosovë.

Përvoja:Një (1) vit përvojë në menaxhim të investimeve ose menaxhimin e riskut investues.
Referenca:Së paku dy (2) referenca që dëshmojnë angazhimin/përvojën përkatëse profesionale.
Vëmendje:

Përparësi do të kenë kandidatët me:

• Përvojë me platformat Bloomberg/Reuters.

• Përvojë në përdorimin e një gjuhe programimi (p.sh. Python) si një mjet modelimi dhe kërkimi statistikor.

• Certifikime CFA, FRM ose certifikime të tjera të ndërlidhura me riskun e investimit.

Afati dhe mënyra e konkurrimit:

  • Konkursi është i hapur prej: 6 nëntorit deri më 22 nëntor 2024 në 23:59 (CET).
  • Aplikimi bëhet vetëm përmes email-it në adresën: [email protected] , me referencë:
    Zyrtar i riskut”.
  • Email-it duhet t’i bashkëlidhen edhe dokumentet në vijim: diplomat, biografia (CV), letërmotivimi dhe certifikatat profesionale në fushën përkatëse (nëse ka).


Informim paraprak: d
1) Aplikacionet që nuk i kanë të bashkëngjitura dokumentet e lartcekura NUK do të shqyrtohen! Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e konkursit do të kontaktohen.
2) Kandidatët mund t’i nënshtrohen testimit për vlerësimin e aftësive të kërkuara.

FKPK-ja është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta për të gjithë!

Kosovski penzijski štedni fond (KPŠF) je nezavisna institucija, osnovana da administrira sistemom obaveznih penzijskih štednji na Kosovu, i deluje u okviru Zakona br. 04/L-101 o penzijskim fondovima na Kosovu i daljim dopunama ovog zakona. KPŠF, u skladu sa Zakonom o radu br. 03/L-212 raspisuje ovaj:

JAVNI KONKURS (PONOVNO OBJAVLJIVANJE)

za popunjavanje radnog mesta sa podacima kao u nastavku:

Naslov pozicije:

ANALITIČAR (SLUŽBENIK) RIZIKA

Radni sati:

Redovni raspored

Broj reference:

KON022024 (R)

Trajanje imenovanja:

Ugovor o radu (1 godišnji sa mogućnošću produženja)

Adresa:

Ul. “Agim Ramadani“ br. 182-184, 10000 Priština

Dužnosti i odgovornosti:

  • Procena rizika za investicione portfelje KPŠF-a, uključujući, ali ne ograničavajući se na geopolitičke rizike, rizike strana, cene/tržišta, stope interesa, valute i slične.
  • Organizovanje i upravljanje unutrašnjim izveštajima o rizicima, formulisanje održive i sistematske kontrole rizika i dokumentovanje procesa.
  • Podrška procesima revizije rizika i drugim procedurama vezanim sa rizikom.
  • Korišćenje glavnih merila industrije i tehnike rizika za podršku procene rizika investicija KPŠF-a.
  • Podrška procesu donošenja odluka o investicijama, kroz ex-ante analizu za investicione predloge.
    • Iskustvom na Bloomberg/Reuters platformama.

Idealan kandidat će:

• Imati praktičan pristup svim pitanjima vezanim za rizik i stvoriti brzo razumevanje strategija i proizvoda investicije KPŠF-a.

• Imati poznavanje i interesovanje za finansijska tržišta, kao i solidno razumevanje sredstava i merila upravljanja rizikom (npr. VaR, tracking error, volatility, beta, drawdowns) i koncepta za glavna merenja rizika.

• Imati analitičke sposobnosti, rešavanja problema i kritičkog mišljenja, uključujući sposobnost da prikuplja i analizira podaci tržišta.

Minimalni kriterijumi:

Obrazovanje:

Master u ekonomiji, finansijama, MBA u finansijama, matematike.

Pažnja: Diplomirani izvan Kosova moraju imati nostrifikovanu diplomu na Kosovu.

Iskustvo:

Jednu (1) godinu iskustva u upravljanju investicijama ili upravljanju investicionim rizikom.

Reference:Najmanje dve (2) reference koje dokazuju odgovarajući stručni angažman/iskustvo.
Pažnja:

Prednost će imati kandidati sa:

  • Iskustvom korišćenja jednog programskog jezika (npr. Python) kao sredstvo statističkog modeliranja i istraživanja.
  • CFA, FRM sertifikacijama ili drugim sertifikacijama povezanim sa rizikom investicije.

Rok i način konkurisanja:

  • Konkurs je otvoren: od 6. Novembra do 22. Novembra 2024. u 23:59 (CET).
  • Apliciranje se vrši samo putem e-maila na adresu: [email protected] , sa referencom:

Analitičar rizika“.

  • E-mejlu se moraju priložiti i dokumenti u nastavku: diplome, biografija (CV), motivaciono pismo i stručni sertifikat u odgovarajuću oblast (ako ima).

Prethodno informisanje:
1) Aplikacije koje nemaju priložene gorenavedene dokumente NEĆE se razmatrati! Samo kandidati koji ispunjavaju uslove konkursa biće kontaktirani.

2) Kandidati se mogu podvrgnuti testiranju za procenu zahtevanih sposobnosti.

KPŠF je poslodavac koji pruža jednake mogućnosti za sve!