
KONKURS PUNE – MONTER (Fushë Kosovë)
MOBIN SH.P.K., kompani lidere në fushën e mobiljeve moderne për shtëpi dhe zyre, shpall konkurs për pozitën:
MONTER
Vendi i punës: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Montimi i mobiljeve në showroom dhe te klientët,
- Sigurimi që produktet të montohen sipas standardeve të kompanisë,
- Komunikim i mirë me klientët gjatë procesit të montimit,
- Kujdes dhe mirëmbajtje e mjeteve të punës.
Kualifikimet:
- Përvojë në montim mobiljesh (e preferuar),
- Aftësi pune në ekip,
- Saktësi dhe përkushtim ndaj detajeve,
- Leje për ngasje të veturës – kategoria B (e preferuar)
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke telefonuar në numrin: 049-937-864:
Monter pa përvojë pune – Paga: 500 EUR Neto
Monter me përvojë pune së paku 1 vit – Paga: 550 EUR Neto
Monter me përvojë pune 2-vjeçare – Paga: 650 EUR Neto
Bëhu pjesë e një ekipi dinamik dhe profesional – Zgjidh MOBIN, zgjidh suksesin!
Adresa: Rruga “7 Shtatori”, Fushë Kosovë (ish-Komuna e Vjetër)