
Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Mongoli
Shikime
52
Shield Recruitment & HR kërkon Topograf 2 (dy) vende pune, për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i punës: Mongoli.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryerja e matjeve topografike në terren për projektet ndërtimore, infrastrukturore apo gjeodezike.
- Përdorimi i instrumenteve profesionale si Total Station, GPS, nivelatorë automatikë, dronë (sipas nevojës).
- Përgatitja e hartave, profileve gjatësore dhe tërthore, dhe dokumentacionit teknik për projektim ose ndërtim.
- Vendosja e piketave në terren sipas kërkesave të projektit.
- Përpunimi i të dhënave me programe si AutoCAD, Civil 3D, GIS, etj.
- Bashkëpunimi me inxhinierë, arkitektë dhe palë të treta për zbatimin e projekteve.
- Hartimi i raporteve topografike dhe dokumentacionit mbështetës për ecurinë e punimeve.
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
- Fakulteti në Gjeodezi, Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në punë praktike me instrumente matjeje dhe softuerë topografikë.
- Aftësi për të punuar në terren dhe për të përballuar kushte të ndryshme atmosferike.
- Njohuri të mira të paketave AutoCAD / Civil 3D / GIS.
- Aftësi për të analizuar të dhëna teknike dhe për të përgatitur dokumentacion profesional.
- Njohja e Gjuhës Angleze;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25 Prill 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.