business

Projekt Koordinator/e


Ruaj
  • star Publikuar: 13-02-2026
  • star Skadon: 20-02-2026
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Mitrovicë
Numri i pozitave 1

Diakonie Kosova (DiaKos) OJQ – shpall konkurs:

Pozita: Projekt Koordinator/e (1 pozitë)

Vendi i punës: Qendër Rinore -Mitrovicë e Jugut.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Udhëheq dhe menaxhon me resurset humane të projektit.
  • Organizon, menaxhon dhe monitoron aktivitetet e projektit duke siguruar efikasitet në punë në përputhje me politikat e organizatës.
  • Është përgjegjës për realizimin e planit vjetor të punës, në bashkëpunim me stafin përgjegjës.
  • Aplikon dhe raporton për fonde, grante, EU, Ministri, Donatorë etj.
  • Është përgjegjës për bashkëpunim me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm.
  • Është përgjegjës në angazhimin e mikëpritjës kur ka të bëjë me vizita, qoftë nga donatorët apo vizitor tjerë (si psh: Ambasada, pjesëtarë të KFOR-it etj).
  • Kujdeset mbi promovimin, marketingun e punës në OJQ, me qëllim të njoftimit të publikut lidhur me aktivitetet e qendrës.
  • Prezanton dhe siguron implementimin e aktiviteteve dhe strategjive afatmesme dhe afatgjate.
  • Detyra të tjera të caktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Edukim, Psikologji, Punë Sociale, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri mbi menaxhimin e fondeve dhe aplikimin për grante
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative, gjuha gjermane është përparësi.
  • Aftësi në komunikim dhe ndërmjetësim
  • Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;
  • Patent Shoferi;

Diakonie Kosova (DiaKos) ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Të interësuarit duhet të dërgojnë:

1. CV me foto,

2. Letër motivuese,

3. Dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca, dëshmi që nuk është nën hetime).

Afati për aplikim është 13.02.2026-20.02.2026

Aplikacionet mund t’i dorëzoni personalisht në rrugën “Andrea Alleshi” - te Rampa në Mitrovicë, apo në adresën elektronike: [email protected]