business

Ekspert për Hartimin e Modulit të Trajnimit mbi Avokimin në Buxhetimin Komunal për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian


Ruaj
  • star Publikuar: 24-03-2026
  • star Skadon: 02-04-2026
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert për Hartimin e Modulit të Trajnimit mbi Avokimin në Buxhetimin Komunal për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Projekti: SDC
Vendi: Prishtinë
Raporton tek Menaxheri i Programit
Datë: Prill - Dhjetor 2026 (20 ditë pune)
  1. Informacione të përgjithshme

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: Tdh), është një organizatë jo-fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së Tdh ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.

Tdh Kosovë ka 3 programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e fëmijëve; 2) Migracioni dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia Për të Miturit.

  1. Informacione rreth projektit

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.

Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.

Një nga objektivat e këtij projekti është luftimi i antigjipsizmit dhe mbrojtja e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptianë nga format e ndryshme të manifestimit të antigjipsimit dhe diskriminimit. Në kuadër të përpjekjeve për të forcuar ndikimin e organizatave të shoqërisë civile dhe strukturave komunale në procesin e buxhetimit komunal, po zhvillohet një modul trajnimi që synon rritjen e kapaciteteve për avokim konkret dhe ndikim real në ndarjen e fondeve publike për komunitetet pakicë, me fokus në komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Buxheti komunal trajtohet si instrument kyç për realizimin e të drejtave dhe përmirësimin e shërbimeve në nivel lokal. Moduli do të bazohet në kornizën ligjore ekzistuese, veçanërisht në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal (Ligji nr. 03/L-049), si dhe në praktikat aktuale të planifikimit dhe ndarjes së buxheteve në komuna.

Objektivi i shërbimit:

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) do të kontraktojë një ekspert që do të angazhohet për hartimin dhe facilitimin e një moduli trajnimi, i orientuar drejt rezultateve konkrete, që fuqizon akterët lokalë për:

  • Të analizuar dokumentet strategjike dhe buxhetore komunale
  • Të identifikuar linja buxhetore relevante për komunitetet pakicë
  • Të formulojnë kërkesa buxhetore të bazuara në të dhëna
  • Të përdorin mekanizmat institucionalë për ndikim dhe llogaridhënie
PËRSHKRIMI I PUNËS:
  1. Funksione thelbësore të konsulencës:
  • Eksperti do të kryejë detyrat e tij në lidhje me kartën e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për Mbrojtjen e Fëmijëve.
  • Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.
  1. Përgjegjësitë:

Eksperti, në bashkëpunim të ngushtë me TdhK, ka përgjegjësitë si në vijim:

  • Hartimin e modulit të trajnimit mbi avokimin në procesin e buxhetimit komunal, me fokus në komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
  • Përgatitjen e materialeve të trajnimit, përfshirë prezantime, ushtrime praktike, raste studimore dhe udhëzues pune për pjesëmarrësit;
  • Facilitimin dhe realizimin e trajnimeve (3 trajnime) në mënyrë interaktive;
  • Integrimin e kornizës ligjore relevante, veçanërisht Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal (Ligji nr. 03/L-049), në përmbajtjen e trajnimit dhe lidhjen e saj me mekanizmat praktikë të ndikimit në buxhet;
  • Analizimin e dokumenteve strategjike dhe buxhetore komunale dhe zhvillimin e ushtrimeve praktike për identifikimin e linjave buxhetore relevante për komunitetet pakicë;
  • Mbështetjen e pjesëmarrësve në hartimin e listave të kërkesave buxhetore, rekomandimeve për Kuvendet Komunale dhe planeve lokale të avokimit;
  • Zhvillimin e kapaciteteve të OJQ-ve dhe përfaqësuesve të komuniteteve për përgatitje dhe pjesëmarrje efektive në dëgjimet publike për buxhetin komunal, përfshirë simulime praktike dhe udhëzime për përgatitjen e deklaratave/kërkesave buxhetore;
  • Mbështetjen teknike të OJQ-ve në hartimin e planeve konkrete për angazhim në dëgjimet publike të organizuara nga Kuvendi Komunal përkatës, duke përfshirë përgatitjen e listave të kërkesave dhe argumentimin e tyre;
  • Ofrimin e udhëzimeve për dokumentimin dhe ndjekjen e rezultateve të pjesëmarrjes së OJQ-ve në dëgjimet publike, me qëllim forcimin e avokimit dhe reflektimin e mësimeve të nxjerra në raportimin përfundimtar.
  • Përgatitjen e raportit përmbledhës pas trajnimeve, duke përfshirë rezultatet kryesore, rekomandimet dhe hapat e mëtejmë.
  1. Koha

Detyra është paraparë të kryhet brenda 20 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji Prill - 31 dhjetor, 2026.

Afatet mund të ndryshojnë pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes dhe Terre de hommes.Plani i Punës për 20 Ditë Pune

Nr.DetyraPërshkrimi i shkurtërNr. i ditëve
1Rishikimi i kornizës ligjore dhe dokumenteve relevanteAnalizë e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, dokumenteve buxhetore dhe strategjike komunale1 ditë
2Hartimi i strukturës së detajuar të modulitZhvillimi i kurrikulës, objektivave të të nxënit dhe agjendës së trajnimit7 ditë
3Përgatitja e materialeve të trajnimit, duke përfshirë përgatitjen e pre dhe post-testeve për pjesëmarrësHartimi i prezantimeve, ushtrimeve praktike, rasteve studimore dhe materialeve për pjesëmarrësit3 ditë
4Facilitimi i trajnimitRealizimi i tri trajnimeve (p.sh. 2-ditor)6 ditë
5Mbështetje pas trajnimit (follow-up)Konsultime me pjesëmarrësit për finalizimin e planeve lokale të avokimit2 ditë
6Hartimi i raportit përfundimtarPërgatitja e raportit përmbledhës me rezultate, rekomandime dhe hapa të mëtejmë1 ditë
  1. Kriteret e Përzgjedhjes
  • Diplomë universitare në shkenca juridike, ekonomike, administratë publike, sociologji, politika publike ose fusha të ngjashme
  • Përvojë e dëshmuar në buxhetim publik dhe/ose financa të pushtetit lokal që targetojnë pakicat minoritare, përfshirë gratë dhe vajzat
  • Njohuri të thelluara mbi kornizën ligjore të qeverisjes lokale në Kosovë që rregullon përfshirjen e komuniteteve
  • Përvojë në facilitim trajnimesh dhe zhvillim kapacitetesh
  • Përvojë në punë me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe komunikuese
  • Njohja e gjuheve lokale në nivel te zbatimit të punes

Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV professionale në gjuhën angleze;
  • Një letër të motivimit
  • Skeletin e propozuar të modulit të trajnimit (përmbajtje kryesore) dhe formatin e propozuar të trajnimeve (metodologji, kohëzgjatja, ndarja e sesioneve dhe qasja interaktive)
  • Ofertën neto financiare

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 24.03.2026 deri më 02.04. 2026, orën 17:00. Ju lutemi shkruani "Ekspert për Hartimin e Modulit të Trajnimit mbi Avokimin në Buxhetimin Komunal për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian" në subjekt.

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TERMS OF REFERENCE

Expert for the Development of a Training Module on Advocacy in Municipal Budgeting for Roma, Ashkali, and Egyptian Communities

Project: SDC
Place: Prishtina
Reports to Project Manager
Date: April – December 2026 (20 working days)

I. Background Information

Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova is a non-profit making organization that has been operating for over 20 years in the field of child rights and child protection, leading the establishment and strengthening of a national child protection system in Kosovo. Tdh areas of expertise range from direct psycho-social interventions with vulnerable children and their family and community members, to empowerment of local, regional and national level governmental institutions and key stakeholders through capacity-building and on-the-job training in order to develop and implement proper child-sensitive structures, policies, standards and procedures.

Tdh Kosovo has three main programs of interventions: 1) Child Protection 2) Migration and Anti-Trafficking and 3) Juvenile Justice.

  1. General information about the project

Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova is implementing the project "Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo" in partnership with the organization Voice of Roma, Ashkali and Egyptian communities (VoRAE) and Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

The Consortium's overall goal and vision is for - a truly multi-ethnic and multi-cultural society in Kosovo, where Roma, Ashkali and Egyptian people are treated as equals by the state and society, with access to the same opportunities as everyone else, and where Roma, Ashkali and Egyptian people know their rights and their societal responsibilities.

Through a range of advocacy actions, the Consortium has influenced important Government policy frameworks and generated decisions that advanced the social inclusion of Roma, Ashkali and Egyptian communities. By mobilising stakeholders at local and national level, the Consortium successfully created the necessary synergy to scale-up and advance the policy and institutional mainstreaming of interventions that were already tested and successfully implemented.

One of the objectives of this project is to combat antigypsyism and protect Roma, Ashkali and Egyptian communities from various forms of manifestation of antigypsyism and discrimination. Within the framework of efforts to strengthen the influence of civil society organizations and municipal structures in the municipal budgeting process, a training module is being developed to enhance capacities for concrete advocacy and real impact on the allocation of public funds for minority communities, with a focus on Roma, Ashkali, and Egyptian communities.

The municipal budget is treated as a key instrument for the realization of rights and the improvement of services at the local level. The module will be based on the existing legal framework, particularly the Law on Local Government Finance (Law No. 03/L-049), as well as on current practices of budget planning and allocation in municipalities.

Objective of the service:

Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova (TdhK) will contract an expert who will be engaged to develop and facilitate a results-oriented training module aimed at empowering local stakeholders to:

  • Analyze municipal strategic and budgetary documents;
  • Identify relevant budget lines for minority communities;
  • Formulate data-based budget requests;
  • Utilize institutional mechanisms to promote accountability and influence decision-making.

JOB DESCRIPTION:

I. Essential Functions of the Consultancy

  • The expert will conduct his/her duties in respect to the Tdh charter and the Tdh Child Protection Policy.
  • The expert will undertake and perform obligations in the interest of TdhK in all circumstances.
  • The expert will direct his/her activities and engagements regardless of political, racial or religious convictions.
  1. Responsibilities

The Expert, in close cooperation with TdhK, will have the following responsibilities:

  • Develop the training module on advocacy in the municipal budgeting process, with a focus on Roma, Ashkali, and Egyptian communities;
  • Prepare training materials, including presentations, practical exercises, case studies, and working guidelines for participants;
  • Facilitate and deliver three (3) interactive training sessions;
  • Integrate the relevant legal framework, in particular the Law on Local Government Finance (Law No. 03/L-049), into the training content and link it to practical mechanisms for influencing municipal budgets;
  • Analyze municipal strategic and budgetary documents and develop practical exercises for identifying relevant budget lines for minority communities;
  • Support participants in drafting lists of budget requests, recommendations for Municipal Assemblies, and local advocacy action plans;
  • Prepare a summary report following the trainings, including key results, recommendations, and proposed next steps.
  1. Timeline

The task is foreseen to be performed within 30 working days within the period from the 10th of April to the 31st of December 2026.

The expert within the engagement period will accomplish all tasks and assignments within the 20 working days. The timeline can be subject to change following a mutual agreement between the Expert and Terre de hommes.

No.TaskShort DescriptionNo. of days
1Review of the legal framework and relevant documentsAnalysis of the Law on Local Government Finance, municipal budgetary documents, and strategic municipal plans.1 day
2Development of the detailed module structureDevelopment of the module curriculum, learning objectives, and training agenda7 days
3Preparation of training materials, including the development of pre- and post-tests for participantsPreparation of presentations, exercises, case studies, and participant materials3 days
4Facilitation of trainingsLeading of three trainings (2-day trainings)6 days
5Follow up post-trainings Consultations with participants for the finalization of local advocacy plans2 days
6Drafting of the final reportDrafting of the summary report, including key results, recommendations, and next steps1 day

IV. Selection Criteria

  • University degree in law, economics, public administration, sociology, public policy, or related fields
  • Proven experience in public budgeting and/or local government finance targeting minority groups, including women and girls
  • In-depth knowledge of the legal framework for local governance in Kosovo regulating community inclusion
  • Experience in facilitating trainings and capacity-building activities
  • Experience working with Roma, Ashkali, and Egyptian communities
  • Excellent analytical and communication skills
  • Proficiency in local languages at a level sufficient for professional work

How to apply:

All qualified applicants are strongly encouraged to apply and to submit the following documents to [email protected]

  • Curriculum Vitae in English
  • Letter of interest
  • The proposed framework of the training module (main content) and the proposed training format (methodology, duration, session breakdown, and interactive approach)
  • Net Financial offer

Application for this service will be open from 24.03 until 02.04 2026, at 17:00. Please include Expert for the Development of a Training Module on Advocacy in Municipal Budgeting for Roma, Ashkali, and Egyptian Communities” in the subject line.
Please note that applications received after the deadline will not be considered.

Child Safeguarding Policy:

To commit to respect Tdh Risk Management Policies including Global Code of Conduct, Commitments towards Child Safeguarding, Anti-Fraud and Corruption Policy, Security and Safety Policy, and General Data Protection Regulation (GDPR).

Due to the high numbers of applications, Tdh is not in a position to respond to everyone individually. Please note that only short-listed candidates will be contacted.