Nr. 156-BD/2025
Datë: 26.12.2025
Në përputhje me dizpozitat e Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, Ligjit Nr.08/L-012 për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit dhe Statutin e Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës për Periudhën e Përkohshme me nr. prot. 842/25 dt.05.02.2025 dhe bazuar në Vendimin e Bordit Drejtues Nr.63-BD/2025 dt. 13.06.2025 Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës shpall:
KONKURS
(PËR VEND TË LIRË PUNE)
Titulli i punës: Asistent/e Administrativ/e i/e Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës.
I raporton: Drejtorit Ekzekutiv te Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vjet (me mundësi vazhdimi)
Niveli i pagës: 600 EURO,
Orari i punës: 40 orë punë në javë
Pozita e kërkuar: 1
Afati kohor i aplikimit: 30.12.2025 – 15.01.2026
Institucioni: Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Pune administrative në kuadër të Odës;
- Pjesemarrja ne takimet e organeve te OARK-se,
- Mbajtja e procesverbaleve te takimeve;
- Komunikimin me publikun, web dhe rrjetet sociale;
- Ofron mbështetje administrative për organet dhe anëtarët e Odës;
- Kryen detyra të përditshme administrative të zyrave të Odës;
- Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori Ekzekutiv.
- Mbështetje në përgatitjen e raporteve dhe prezantimeve.
- Koordinimi dhe administrimi i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm përmes telefonit dhe email-it.
- Ofron mbështetje në menaxhimin e dosjeve dhe arkivave, duke siguruar që informacionet janë të organizuara dhe lehtësisht të arritshme.
- Mbeshtetja e administrates ne organizime te ndryshme te Odes.
Kërkesat e përgjithshme për punësim:
- Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një vepre penale për të cilën egziston një vendim i formës së prerë;
- Të ketë njohuri për për menaxhimin e webfaqes, rrjeteve sociale, etj.
Kërkesat e përgjithshme formale:
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku një (1) vit përvojë pune në pozita administrative është përparësi.
- Shkathtësitë kompjuterike: Aftësi për të punuar në aplikacionet Microsoft Office, etj;
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
Kërkesa të përgjithshme (Njohuri, Aftësi, Cilësi, Kompetenca)
- Profesionalizëm;
- Aftësi të mira organizative;
- Orientimi në rezultat;
- Komunikimi efektiv dhe puna ekipore;
Dokumentacioni obligativ që duhet bashkangjitur aplikimit:
- Aplikacioni për Punësim (formati i OARK-së) bashkangjitur konkursit;
- Biografia (CV) (CV-ja duhet të përmbajë sqarime të detajuara lidhur me natyrën e përvojës së aplikantit);
- Kopje të diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimor të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar;
- Vërtetim për përvojën e punës/reference e lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punë, e cila përcakton pozicionin e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozicion. Se paku nje reference qe dëshmon menaxhimin per komunikim publik në rrjetet sociale,
- Letër motivimi;
- Kopje e letërnjoftimit/pasaportës ( me afat);
- Vërtetim nga gjykata se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e dhënies;
- Deklarata nën betim (formati i OARK-së bashkangjitur konkursit);
Kriteret e vlerësimit:
- Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kushtet pas vlerësimit të Dokumentacionit nga Komisionit Vlerësues bazuar në Kërkesat e Konkursit dhe të cilët bëhen pjesë e listës së ngushtë, do të njoftohen dhe ftohen t’i nënshtrohen vlerësimit përmes intervistimit.
- Njoftimi mbi Kandidat-in/en i/e suksesshëm-e bëhet në web faqe të MMPHI-së Direktoriumin e ODËS SË ARKITEKTËVE: https://mmphi.rks-gov.net/LicensingProgram/LicensingProgram?type=1101 dhe në faqet zyrtare të OARK-së në Facebook, LinkedIn e Instagram.
- Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre dhe personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë për përfaqësim proporcional, siç është specifikuar në Ligj.
- Aplikacionet e dorëzuara pas afatit ose ato të pakompletuara nuk do të pranohen dhe nuk do ti nënshtrohen vlerësimit nga Komisioni Vlerësues.
Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet vetëm fizikisht në adresën OARK:
Kompleksi Rilindja,
Kontejneri Nr.3, Zyra Nr. 212
10000 Prishtinë, Kosovë
Ju lutem shënoni në Zarfën e mbyllur:
Aplikim për Pozitën: Asistent-e Administrativ-e i/e OARK-së .
- Vërejtje: Aplikacioni juaj është i vlefshëm nëse merrni mbrapa një Kopje të Aplikacion për Punësim (formati i OARK-së - bashkangjitur) të plotësuar dhe nënshkruar nga ju dhe Protokoluar nga Administrata e OARK-së!
Deklaraten nën betim dhe për fletë aplikacionin për punësim mund ta shkarkoni KËTU
Për info dhe sqarime shtesë mund të na Kontaktoni në:
Tel: +38338606708
E_mail: [email protected]