Thirrje e Hapur për Propozime
Zhvillimi i produkteve të reja turistike në zonat rurale në Kosovë
Projekti FEGO po kërkon propozime për zhvillimin e produkteve inovative turistike në rajonet rurale të Kosovës nga NMVM-të e interesuara të turizmit.
Projekti Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes (FEGO) në Kosovë financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë. Projekti synon të gjenerojë punësim dhe të ardhura për gratë, burrat dhe të rinjtë që jetojnë në varfëri dhe margjinalizim socio-ekonomik. Kjo synohet të arrihet përmes rritjes së qëndrueshme dhe të shkallëzuar të bizneseve mikro/të vogla (familjare) dhe bizneseve fillestare, në sektorët e veshmbathjes, mobilerisë dhe turizmit rural.
FEGO aplikon qasjen e Zhvillimit të Sistemeve të Tregut (MSD), duke u fokusuar veçanërisht në lehtësimin e tregut nëpërmjet modeleve të reja, inovative të biznesit për të siguruar ndryshime të qëndrueshme në shkallë të gjerë në sektorët përkatës. Projekti do të arrijë qëllimin e tij përmes mbështetjes së komuniteteve lokale që operojnë me aktivitete të turizmit rural dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla, dhe të mesme drejt zhvillimit të turizmit rural. Kjo synon të kontribuojë në sisteme më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të tregjeve, përmirësimin e të ardhurave dhe produktivitetit, si dhe rritjen e krijimit të vendeve të punës në sektorin privat, duke kontribuar për rrjedhojë në adresimin e niveleve të larta të papunësisë dhe varfërisë në vend, veçanërisht midis të rinjve dhe grave.
Qëllimi I thirrjes:
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të identifikojë ndërmarrjet e turizmit mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në rajonet rurale të Kosovës që kanë koncepte/ide për bashkëinvestim në produkte të reja dhe inovative turistike. Këto produkte duhet të bien në kategoritë e atraksioneve ose aktiviteteve (gjëra për të bërë dhe/ose parë), me qëllim të rritjes së ofertës turistike në rajonet rurale në Kosovë.
Projekti FEGO synon të pasurojë dhe diversifikojë ofertën turistike në Kosovë, përmes mbështetjes për NMVM-të e turizmit rural në bashkë-investime në zhvillimin e produkteve të reja turistike. Një nga problemet kryesore të identifikuara në zonat rurale në Kosovë është mungesa e gjërave për të bërë/ pare, duke çuar në një ofertë të kufizuar turistike. Ndër shkaqet kryesore të këtij problemi ishin mungesa e investimeve nga sektori privat dhe publik, burimet e kufizuara financiare dhe mungesa e ekspertizës dhe njohurive në lidhje me zhvillimin e produkteve turistike.
Idetë e pranueshme:
Produkte komerciale turistike inovative që përfshihen në atraksione ose aktivitete (gjëra për të bërë dhe/ose parë) që do të përmirësojnë ofertën turistike në Kosovë. Përparësi do të kenë aplikantët nga destinacionet e mëposhtme, ku projekti FEGO është aktivisht i përfshirë në zhvillimin e ofertës turistike: Zym, Kamenicë, Ferizaj (konkretisht Jezerc, Nerodime, Pleshine, Burrnik), Rahovec dhe Viti. Idetë duhet të përfshijnë produkte dhe shërbime inovative që premtojnë të rrisin numrin e turistëve dhe shpenzimet në një destinacion, duke ndikuar tek subjektet që ofrojnë këto shërbime nëpërmjet rritjes së gjenerimit të të ardhurave të tyre dhe komunitetit. Shembuj të produkteve turistike të identifikuara më parë nga projektet e Swisscontact në Kosovë mund t'i gjeni në linkun e mëposhtëm: Katallog për zhillimin e Produkteve të Turizmit. Katalogu shërben vetëm për të treguar natyrën e produkteve që mund të kualifikohen për mbështetje. Megjithatë, aplikantët e interesuar inkurajohen gjithashtu të paraqesin ide edhe përtej katalogut.
Ne NUK mbështesim: FEGO nuk do të mbështesë investime në ndërtim, rinovim dhe investime apo të ngjashme në akomodime, restorante, kafene dhe njësi të tjera të sektorit të mikpritjes. Kostot operative që lidhen me investimin gjithashtu nuk do të merren parasysh.
Aplikantët e kualifikuar:
- Kompanitë formale të sektorit privat me të paktën një vit të dhëna financiare
- Shuma minimale e investimit është 15,000 €
- Gjeneron punësim dhe të ardhura në sektor
Mbështetja financiare dhe Fondet e Bashkë-investimit:
Aplikantët duhet të sigurojnë kontributin e fondeve që përputhen me të paktën 50% të totalit të projektit. Kontributi maksimal i projektit FEGO do të jetë 30,000 €.
Kriteret | Pesha |
Koncepti atraksionit turistik (përfshirë shkallën e risisë që paraqet dhe qëndrueshmërinë e idesë së biznesit) | 20% |
Potenciali i produktit të ri për të tërhequr vizitorë/turistë | 20% |
Punësimi, potenciali i gjenerimit të të ardhurave | 30% |
Shkalla e përfitimit publik (përfitimi i komunitetit, aktorët e zinxhirit të vlerës/sektorit, të tjerë) | 10% |
Ndikimi në mjedis (si do të ketë produkti turistik efektin pozitiv në mjedis ose masat zbutëse në rast të një ndikimi të mundshëm negativ) | 10% |
Ndarja e kostos. Investimet që kërkojnë më pak se 50% ndarje të kostos nga projekti FEGO do të jepen deri në 10% të pikëve, me propozimin më të lartë të ndarjes së kostos që merr pikët më të larta. | 10% |
Aplikimi: Të interesuarit për të aplikuar për këtë mundësi duhet të dërgojnë Konceptin e tyre të idesë së biznesit në [email protected] .
Koncept dokumenti duhet të përfshijë të paktën:
a) një përshkrim të idesë së biznesit,
b) punësimin e përafërt dhe gjenerimin e të ardhurave nga ideja e biznesit,
c) nivelin e përfitimit publik që do të krijojë investimi,
d) një përshkrim të ndikimit mjedisor (masat zbutëse pozitive dhe negative)
e) kostot e investimit dhe ndarja e kostos së propozuar.
Periudha e pyetjeve: Nëse keni nevojë për informacion shtesë se si të aplikoni ose në lidhje me ndonjë pjesë të kësaj thirrjeje për propozime, ju lutemi na dërgoni pyetjen tuaj me shkrim deri më 5 prill 2024 në [email protected]
Afati i fundit për aplikim është 30 Prill 2024.
Aplikimet e marra pas afatit do të refuzohen automatikisht.
Open Call for Proposals
Development of New Tourism Products in Rural Areas in Kosovo
The FEGO project is seeking proposals for the development of innovative tourism products in rural Kosovo from interested tourism MSMEs.
The Fostering Employment and Growth Opportunities (FEGO) project in Kosovo is financed by the Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA) and implemented by Swisscontact in Kosovo. The project aims to generate employment and income for women, men, and youth living in poverty and socio-economic marginalization. This is intended to be achieved through sustainable and scalable growth of micro/small (family) businesses and start-ups, in the apparel, furniture, and rural tourism sectors.
FEGO applies a Market Systems Development (MSD) approach, specifically focusing on market facilitation through new, innovative business models to ensure large-scale sustainable changes in respective sectors. The project will reach its goal through supporting local communities operating with rural tourism activities, and their micro and small enterprises towards the development of rural tourism. This is aimed at contributing to more sustainable and inclusive market systems, improving income, and productivity, and enhancing job creation in the private sector, therefore contributing to addressing high unemployment and poverty rates in the country, especially amongst youth and women.
Purpose of the Call:
The aim of this call is to identify tourism micro, small, and medium-sized enterprises (MSMEs) located in rural regions of Kosovo that have concepts/ideas for co-investment in new and innovative tourism products. These products should fall under either attractions or activities (things to do and/or see) categories, with the goal of enhancing the tourism offer in rural regions in Kosovo.
The FEGO project aims to enrich and diversify the tourism offer in Kosovo, through support to rural tourism MSMEs in co-investing in the development of new tourism products. One of the main problems identified in rural areas in Kosovo is the lack of things to do/see, leading to a limited tourism offer. Among the underlying causes for this problem were the lack of investment in the sector by the private and public sectors, limited financial resources, and the lack of expertise and know-how regarding tourism product development.
Eligible Ideas:
Innovative tourism commercial products that fall under attractions or activities (things to do and/or see) that will improve the tourism offer in Kosovo. Priority will be given to applicants from the following destinations, where the FEGO project is actively involved in developing the tourism offer: Zym, Kamenice, Ferizaj (specifically Jezerc, Nerodime, Pleshine, Burrnik), Rahovec, and Viti.
Ideas should encompass innovative products and services promising to increase the number of tourists and spending in a destination, impacting the entities offering these services through an increase in their income generation, and the community. Examples of tourism products previously identified by the Swisscontact projects in Kosovo can be found at the following link: Tourism Product Development catalog. The link is provided only to showcase the nature of the products that might be eligible for support., however, interested applicants are also encouraged to present ideas beyond the catalog.
We do NOT Support: FEGO will not support investments in construction, renovation, and similar investments in accommodations, restaurants, cafes, and other hospitality sector units. Operational costs related to the investment will also not be considered.
Eligible Applicants:
- Formal private sector companies with at least one year of financial record
- The minimum investment amount of €15,000
- Generates employment and income in the sector
Financial Support and Matching Funds:
Applicants should ensure matching funds contribution by at least 50% of the total project. The maximum contribution of the FEGO project will be €30,000.
Criteria | Weight |
Tourism attraction concept (including the degree of novelty that it presents and the sustainability of the business idea) | 20% |
The potential of the new product to attract visitors/tourists | 20% |
Employment, income generation potential | 30% |
Degree of public benefit (benefit of the community, value chain/sector actors, others) | 10% |
Environmental impact (how the tourism product will have a positive effect on the environment or the mitigation measures in case of a potential negative impact) | 10% |
Cost-share. Investments requiring less than 50% cost-sharing from the FEGO project will be awarded up to 10% of the points, with the highest cost-sharing proposal receiving the highest points. | 10% |
Application: The interested parties to apply for this opportunity should send their Concept of the business idea to [email protected]
The concept document should at least include:
a) a description of the business idea,
b) the approximate employment and income generation by the business idea,
c) level of public benefit that the investment will create,
d) a description of the environmental impact (both positive and negative mitigation measures)
e) the investment costs and proposed cost-sharing.
Inquiry Period: If you need additional information on how to apply or regarding any part of this call for proposal, please send us your question in writing by April 5, 2024 at [email protected]
The deadline for application is April 30, 2024.
The applications received after the deadline will be automatically rejected.
Otvoren poziv za dostavljanje predloga
Razvoj novih turističkih proizvoda u ruralnim područjima na Kosovu
Projekat FEGO traži predloge za razvoj inovativnih turističkih proizvoda na ruralnom Kosovu od zainteresovanih turističkih MMSP.
Projekt Podsticanja Mogućnosti Zapošljavanja i Rast (FEGO) na Kosovu finansira Švedska agencija za međunarodni razvoj i saradnju (SIDA), a sprovodi ga Sviscontact na Kosovu. Projekat ima za cilj stvaranje zaposlenja i prihoda za žene, muškarce i mlade koji žive u siromaštvu i socio-ekonomskoj marginalizaciji. Ovo se želi postići kroz održiv i skalabilan rast mikro/malih (porodičnih) preduzeća i novoosnovanih preduzeća, u sektorima odeće, nameštaja i seoskog turizma.
FEGO primenjuje pristup razvoja tržišnih sistema (MSD), posebno fokusirajući se na olakšavanje tržišta kroz nove, inovativne poslovne modele kako bi osigurao održive promene velikih razmera u odgovarajućim sektorima. Projekat će postići svoj cilj kroz podršku lokalnim zajednicama koje se bave seoskim turističkim aktivnostima, te njihovim mikro i malim preduzećima ka razvoju ruralnog turizma. Ovo ima za cilj da doprinese održivijim i inkluzivnijim tržišnim sistemima, poboljšanju prihoda i produktivnosti i povećanju otvaranja radnih mesta u privatnom sektoru, čime se doprinosi rešavanju visokih stopa nezaposlenosti i siromaštva u zemlji, posebno među mladima i ženama.
Svrha poziva:
Cilj ovog poziva je da se identifikuju turistička mikro, mala i srednja preduzeća (MMSP) koja se nalaze u ruralnim regionima Kosova koja imaju koncepte/ideje za zajedničko ulaganje u nove i inovativne turističke proizvode. Ovi proizvodi bi trebalo da potpadaju pod kategorije atrakcija ili aktivnosti (stvari koje treba uraditi i/ili videti), sa ciljem da se poboljša turistička ponuda u ruralnim regionima na Kosovu.
Projekat FEGO ima za cilj da obogati i diversifikuje turističku ponudu na Kosovu, kroz podršku MMSP ruralnog turizma u zajedničkom ulaganju u razvoj novih turističkih proizvoda. Jedan od glavnih problema identifikovanih u ruralnim oblastima na Kosovu je nedostatak stvari koje treba uraditi/videti, što dovodi do ograničene turističke ponude. Među osnovnim uzrocima ovog problema bili su nedostatak ulaganja u sektor od strane privatnog i javnog sektora, ograničena finansijska sredstva i nedostatak stručnosti i znanja u vezi sa razvojem turističkog proizvoda.
Prihvatljive ideje:
Inovativni turistički komercijalni proizvodi koji spadaju u atrakcije ili aktivnosti (stvari koje treba uraditi i/ili videti) koji će poboljšati turističku ponudu na Kosovu. Prioritet će imati kandidati iz sledećih destinacija, gde je projekat FEGO aktivno uključen u razvoj turističke ponude: Zum, Kamenica, Uroševac (konkretno Jezerc, Nerodimlje, Plešine, Burnik), Orahovac i Vitina. Ideje treba da obuhvate inovativne proizvode i usluge koje obećavaju povećanje broja turista i potrošnje u destinaciji, utičući na subjekte koji nude ove usluge kroz povećanje njihovog prihoda i zajednicu. Primeri turističkih proizvoda koje su ranije identifikovali projekti Swisscontact na Kosovu mogu se naći na sledećem linku: Katalog Razvoja Turističkih Proizvoda. Link je obezbeđen samo da bi se prikazala priroda proizvoda koji bi mogli biti kvalifikovani za podršku. Međutim, zainteresovani aplikanti se takođe podstiču da predstave ideje izvan kataloga.
NE podržavamo: FEGO neće podržati ulaganja u izgradnju, renoviranje i slična ulaganja u smeštaj, restorane, kafiće i druge jedinice ugostiteljskog sektora. Operativni troškovi vezani za investiciju takođe neće biti uzeti u obzir.
Kvalifikovani Aplikanti:
- Formalne kompanije iz privatnog sektora sa najmanje jednom godinom finansijskog staža
- Minimalni iznos ulaganja od 15.000 €
- Stvara zapošljavanje i prihod u sektoru
Finansijska podrška i odgovarajuća sredstva:
Podnosioci prijava treba da obezbede odgovarajući doprinos u iznosu od najmanje 50% ukupnog projekta. Maksimalni doprinos FEGO projekta biće 30.000 evra.
Kriterijumi | Težina |
Koncept turističke atrakcije (uključujući stepen novine koju predstavlja i održivost poslovne ideje) | 20% |
Potencijal novog proizvoda da privuče posetioce/turiste | 20% |
Zapošljavanje, potencijal za stvaranje prihoda | 30% |
Stepen javne koristi (korist za zajednicu, akteri lanca vrednosti/sektora, drugi) | 10% |
Uticaj na životnu sredinu (kako će turistički proizvod imati pozitivan efekat na životnu sredinu ili mere ublažavanja u slučaju potencijalnog negativnog uticaja) | 10% |
Udeo u troškovima. Investicije koje zahtevaju manje od 50% podele troškova iz FEGO projekta biće dodeljene do 10% poena, pri čemu će najveći predlog za podelu troškova dobiti najviše poena. | 10% |
Prijava: Zainteresovani da se prijave za ovu priliku treba da pošalju svoj koncept poslovne ideje na [email protected] .
Koncept dokument treba da sadrži najmanje:
a) opis poslovne ideje,
b) približno zaposlenje i stvaranje prihoda po poslovnoj ideji,
c) nivo javne koristi koju će investicija stvoriti,
d) opis uticaja na životnu sredinu (i pozitivne i negativne mere ublažavanja)
e) investicioni troškovi i predložena podela troškova.
Period za upit: Ako su vam potrebne dodatne informacije o tome kako da se prijavite ili u vezi sa bilo kojim delom ovog poziva za podnošenje predloga projekata, pošaljite nam svoje pitanje u pisanoj formi do 5. aprila 2024. godine na [email protected]
Rok za prijavu je 30. april 2024. godine.
Prijave primljene nakon isteka roka biće automatski odbijene.