Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
551
Shield Recruitment & HR kërkon Koordinator i Njësisë së Thesarit (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Sigurohet që Njësia e Thesarit operon në pajtueshmëri të plotë me të gjitha rregulloret e brendshme të Bankës, rregulloret dhe udhëzimet e rregullatorit që ndërlidhen me Riskun Kreditor, si dhe me ligjet dhe rregulloret përkatëse të Kosovës që i përkasin fushës së Riskut Kreditor kjo në bazë të raportimeve që merr nga personat përgjegjës të Departamenteve përkatëse;
- Përgjegjës/e për mbarëvajtjen e proceseve në Departamentin e Riskut Kreditor si dhe mbështetës i proceseve për nën kompanitë e Bankës;
- Përgjegjës/e për zhvillimin e Strategjisë së Njësisë së Thesarit;
- Përgjegjës/e për menaxhimin e Likuiditetit;
- Mirëmban proporcionin Kredi/Depozita;
- Menaxhon Komitetin e ALCO-së dhe Komitetin e Likuiditetit;
- Implementimin e të gjitha rregulloreve të BQK-së në kuadër të Thesarit;
- Mirëmbajtjen e limiteve të brendshme;
- Investon në Letra me Vlerë të Qeverisë së Kosovës;
- Përpilon PP në kuadër të Njësië;
- Kryen investime në tregun finaciar;
- Monitorimin e plasmaneve afatshkurta;
- Kontrollon ndërrimin e kursit valutor;
- Kryen shitblerjen e banknotave;
- Përgatitë vlerësimin e propozimeve për banka të reja dhe ekspozimin e limiteve për plasmanet ose letrat me vlerë;
- Mbikqyrë dhe autorizon transakcionet e këmbimeve të huaja në Degë;
- Kontrollon raporte mujore të ALCO-së, Komitetit të Likuiditetit dhe raporte të tjera që kërkohen nga Ekzekutivi;
- Monitoron raportimin lidhur me paralajmerimin e lëshimit të kredive;
- Raporton Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi qe mund te ndodhin ne lidhje me proceset e punes apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;
Kualifikimet:
- Diplome Universitare në fushën relevante;
- Njohuri të mira të produkteve bankare ;
- Së paku tri vite përvojë pune bankare;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
- Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;;
- Aftësi të mira menaxheriale dhe udhëheqëse;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 12 Mars 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.