business

Vende Pune (28)

  • star Publikuar: 03-01-2024
  • star Skadon: 17-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 28
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 9188

Bazuar në nenin 44 të Ligjit për Policinë e Kosovës, Nr. 04/L-076, neni 26 i Udhëzimit Administrativ nr 02/2023 mbi marrëdhënien e punës në Policin e Kosovës, Policia e Kosovës shpall:

KONKURSIN

Referenca: 10/1-01/SRS/892/2023

Për plotësimin e vendeve të punës

  1. Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë në flotën operative (Automekanik) - dhjetë (10) vende të lira pune

Vendi i punës: Drejtoria e Logjistikes/Flota Operative

Koeficienti: 5.7

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar, dy (2) vite

Orari i punës: i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për servisimin e rregullt të Automjeteve të PK-së konform planifikimit dhe kërkesave për të siguruar që të gjitha automjetet e PK-së të jenë funksionale.
  • Identifikon nevojat për pjesë rezervë dhe njofton mbikëqyrësin dhe përgjegjës për servisimin/riparimin e automjeteve të aksidentuara të PK-së.
  • Përgjegjës për riparimin, mënjanimin e problemeve mekanike të automjeteve duke siguruar që të jenë konform prishjeve në automjet duke caktuar prioritetet dhe duke informuar me kohë mbikëqyrësin.
  • Identifikon nevojat për pjesë rezervë, njofton mbikëqyrësin, analizon dhe vlerëson faktorët më të shpeshtë
    të prishjeve të automjeteve.
  • Bënë vlerësimin e kualitetit të pjesëve të ofruara nga kontraktori si dhe njofton mbikëqyrësin për
    mangësitë eventuale.
  • Nëse vëren se prishja e automjetit është shkaktuar si pasoj e pa përgjegjësisë së vozitësit ta njoftoj mbikëqyrësin për procedura të mëtutjeshme.
  • Për çdo riparimnë automjet është përgjegjës të jetë konformstandardeve teknike të aprovuara.
  • Kujdeset që çdo riparim në automjete të jetë sipas radhës dhe nevojave urgjente të paraqitura si dhe është përgjegjës për koordinimin e punës me njësit tjera të servisit që çdo riparim të jetë i kompletuar sipas nevojave të paraqitura për riparim të automjetit.
  • Të ruaj sekretin e institucionit, duke mos nxjerrë në opinionin publik informata që nuk janë në kompetencën e tij.
  • Kryen edhe detyra tjera që janë të ndërlidhura me këtë natyre të punës sipas kërkesës së mbikëqyrësit
    dhe kualifikimeve që posedon.

  1. Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë në flotën operative (Autolimar) - Pesë (5) vende të lira pune

Vendi i punës: Drejtoria e Logjistikes/Flota Operative

Koeficienti: 5.7

Kohëzgjatja e emërimit: Meafat të caktuar, dy (2) vite

Orari i punës: i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për riparimin të automjeteve të aksidentuara të PK-së konform planifikimit dhe kërkesave për të
    siguruar që të gjitha automjetet e PK-së të jene funksionale.
  • Përgjegjës për mënjanimin e dëmtimeve mekanike të karoseris së automjeteve duke siguruar që të jenë konform prishjeve në automjet duke caktuar prioritetet dhe duke informuar me kohë mbikëqyrësin.
  • Identifikon nevojat për pjesë rezervë dhe njofton mbikëqyrësin dhe analizon e bën identifikimin e pjesëve të dëmtuaraqë mund të riparohen.
  • Bënë vlerësimin e kualitetit të pjesëve të ofruara nga kontraktori si dhe njoftonmbikëqyrësin për mangësieventuale.
  • Nëse verën se prishjae automjetit është shkaktuar si pasoj e pa përgjegjësisë së vozitësit ta njoftojmbikëqyrësin për proceduratëmëtutjeshme.
  • Për çdo riparim në automjet është përgjegjës të jetë konform standardeve tekniketë aprovuara.
  • Kujdesetqë çdo riparim në automjetetë jetë sipas radhës dhe nevojave urgjentetë paraqitura.
  • Përgjegjës për koordinimin e punës me njësit tjera të servisitqë çdo riparim të jetë i kompletuar sipas nevojave të paraqitura për riparim të automjetit.
  • Të ruaj sekretin e institucionit, duke mos nxjerrnë opinionin publik informata që nuk janë në kompetencën e tij.
  • Kryen edhe detyra tjeraqë janë të ndërlidhura me këtë natyrë të punës sipas kërkesëssë mbikëqyrësit dhe kualifikimeve që posedon.

  1. Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë në flotën operative (Autoelektricist) - Tri (3) vende të lira pune

Vendi i punës: Drejtoria e Logjistikes/Flota Operative

Koeficienti: 5.7

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar, dy (2) vite

Orari i punës: i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për riparimin dhe instalimin elektrik në automjetet e PK-së konform planifikimit dhe kërkesave për të siguruar që të gjitha automjetet e PK•së të jenë funksionale.
  • Përgjegjës për riparimet dhe instalimet elektriketë jenë konform prishjeve në automjet duke caktuar prioritetet dhe duke informuar me kohe mbikëqyrësin.
  • Identifikon nevojatpër pjesë rezervedhe njofton mbikëqyrësin për furnizim.
  • Vlerëson dhe bënë identifikimin e pjesëve të dëmtuara që mund të riparohen.
  • Bënë vlerësimine kualitetit të pjesëve të ofruara nga kontraktori si dhe njoftonmbikëqyrësin për mangësitëeventuale.
  • Nëse vëren se prishja e automjetitështë shkaktuar si pasojë e papërgjegjësisë së vozitësit ta njoftoj mbikëqyrësin për proceduratë mëtutjeshme.
  • Për çdo riparim në automjet është përgjegjës të jetë konform standardeve tekniketë aprovuara.
  • Kujdeset që çdo riparimnë automjete të jetë sipas radhës dhe nevojave urgjentetë paraqitura.
  • Përgjegjës për koordinimin e punës me njësit tjera të servisit që çdo riparim të jetë i kompletuar sipas nevojavetë paraqitura për riparim të automjetit.
  • Kryen edhe pune tjera sipas kërkesëssë mbikëqyrësit dhe kualifikimeve që posedon.

  1. Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë në flotën operative(Teknik metalpunues - axhustator) - dhjetë (10) vende të
    lira pune

Vendi i punës: Drejtoria e Logjistikes/Flota Operative

Koeficienti: 5.7

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar, dy (2) vite

Orari i punës: i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Punimin e grilave, të dritareve, për vendosjen e tyre në Qendrat e Mbajtjes, nëpër objektet e PK-së.
  • Punimin e grilave të dritareve, për vendosjen e tyre në dhomat e dëshmive, në objektet e PK- së.
  • Punimine grilave të dyerve për vendosje në dhomat e dëshmive në objektet e PK• së.
  • Riparimintë rrethojave të objekteve për shkaqe sigurie.
  • Vendosjene grilave metaliketë objekteve në hapësirat me konfidencialitet të veçantë.
  • Ndërrimine dyerve metalike, në dhomat e dëshmive dhe qendrat e mbajtjes.
  • Vendosjene dyerve metalikenë dhomat me konfidencialitet të veçantë.
  • Vendosjene bravave mbrojtëse, nëpër dyer metalike.
  • Kryen detyra tjerasipas udhëzimeve të dhëna nga Udhëheqësi i Njësisë së Teknikëve.

Shkollimi dhe shkathtësitë për të gjithapozitat e kërkuara:

  • Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite adekuate të studimeve ose shkollim të mesëm dhe përgatitje profesionale për pozita specifike. Diplomë e nivelit të pestë të KKK, për profesione deficitare (TIK);
  • Kualifikime të posaçme formale:Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kurvlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale.
  • Aftësi profesionale dhe motivuese.
  • Posedimtë standardeve të lartaetike.
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup, në ambient multietnik.
  • Të ketë shkathtësitë dëshmuara të komunikimit me shkrim dhe me gojë.
  • Nivel të lartë të ndershmërisë dhe konfidencialitetit.

Kërkesat e përgjithshme për pranim janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë njërënnga gjuhët zyrtare, në pajtimme Ligjin për Gjuhët.
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerëpër kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të kenë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës,
  • Te ketë integritet personal dhe vlera te lartaetike,
  • Të kalojnë me sukses procedurat e pranimit.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  1. Formulari për aplikim se bashku me Deklarata (lidhur me pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës), mund ta shkarkoni në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com;
  2. Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar, ndërsa për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtëvendit kopjen e diplomës të notifikuar;
  3. Dëshmi për kualifikime tjera, dëshmi për përvojën e punës;
  4. Çertifikata /ekstraktin e lindjes;
  5. Çertifikata e gjendjes penale;
  6. Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës valide;
  7. Një fotografi të formatit (5 x 5);
  8. Dokumentet nga pika d dhe e duhet të jenë të vlefshme (jo me i vjetër se 6 muaj)

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Bazuar në aktet ligjore të lartpërmendura të gjitha aplikacionet dhe dokumentacioni i pranuar do të shqyrtohet
me kujdes dhe gjatë shqyrtimit nëse konstatohet se kandidati nuk i plotësonkriteret e përcaktuara për aplikim dhe punësim, apo nëse aplikacioni përmban të dhënatë rrejshme kandidatimenjëherë do të diskualifikohet. Kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në intervistë.

Këto pozita i nënshtrohen procesittë verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Në fund të procesit përzgjedhës kandidatët e pazgjedhur kanë të drejtë në ankesë.

Informimi i kandidatëve lidhur me rezultatet do të publikohet në ueb - faqen e Policisë së Kosovës, në adresën:
www.kosovopolice.com, te rubrika mundësi e punësimit.

Data e fillimit dhe e mbylljes së konkursit:

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga data 03.01.2024 deri me 17.01.2024.

Mënyra e aplikimit:

Formularët duhet t’i dorëzohen në Sektorin për Rekrutim dhe Seleksionim, Ndërtesa e re e Administratës, DPP,
Prishtinë, personalisht ose dërgohen me postë në këtë adresë:Policia e Kosovës, rr. “Luan Haradinaj”, 10000 Prishtinë, Sektori për Rekrutim dhe Seleksionim, kati i III, zyra 54, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
Formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit.

Numrat kontaktues: Për informata plotësuese mund të thirrni në numrin e telefonit kontaktues nr.: 038- 5080 lokali:1002 /038-504504 lokali:1751dhe 038 245 184.

“Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe i mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisëmashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.