business

Ftesë Ofertë / Kuotim

  • star Publikuar: 18-04-2024
  • star Skadon: 07-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Kamenicë
Shikime 687

SHPALLJE

DATA: [18/04/2024] KËRKESË PËR KUOTIM Nr RFQ/2024/06

INSTALIMI I STOLAVE TË MENQUR (SMART BENCHES) NË SHESHIN QËNDROR NË KAMENICË

DATA DHE KOHA E MBYLLJES: 07/05/2024 – ora 15:00 CET INFORMACIONE BAZË

Advancing Together (AT) është themeluar me qëllim të krijimit të një mjedisi stabil në Kosovë për integrimin e komuniteteve përmes përkrahjes avokuese dhe zhvillimore; promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e të gjitha komuniteteve në proceset integruese lokale, rajonale dhe Evropiane.

Advancing Together (AT) bazohet në parimet universale të të drejtave të njeriut dhe promovon vlerat e barazisë, përfshirjes, diversitetit, dialogut dhe solidaritetit. Ai promovon drejtësinë sociale dhe përfshirjen dhe zhvillimin socio-ekonomik për të gjithë individët dhe grupet, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike, fetare, gjinore ose sociale. Për më shumë informacion mbi AT, mandatin dhe funksionimin e tij, ju lutemi vizitoni faqen: https://advancing-together.org/.

1. KËRKESA:

AT fton ofruesit e kualifikuar të shërbimeve të bëjnë një ofertë të sigurtë për krijimin e Marrëveshjes Kornizë për instalimin e stolave të menqur në sheshin qëndror në Kamenicë.

2.1. DOKUMENTET E TENDERIT

Anekset e mëposhtme janë pjesë përbërëse e kësaj ftese për ofertë:

Shtojca A: Termat e Referencës (TOR)
Shtojca B: Formulari i Ofertës Teknike
Shtojca C: Formulari i Ofertës Financiare

2.2 NJOFTIM

Do të ishim mirënjohës nëse na shkruanipër të ndarë me ju anekset e mësipërme në emailin e dhënë: [email protected]:

E RËNDËSISHME:
Dështimi për të dërguar informacionin e kërkuar më sipër mund të rezultojë në skualifikimin e ofertës suaj nga vlerësimi i mëtejshëm.

2.3 KËRKESAT PËR SQARIM

Ofertuesve u kërkohet të paraqesin çdo kërkesë për sqarim ose ndonjë pyetje në lidhje me këtë RFQ me e-mail tek Arta Zherka, Koordinatore e Projektit në [email protected]
Afati i fundit për pranimin e pyetjeve është ora 23:59 e datës 28.04.2024.
Ofertuesve u kërkohet të mbajnë të gjitha pyetjet koncize.