Pozita: Operator/e të Mbikqyrjes Elektronike
Vende të lira pune: 4 POZITA
Vendi i Punës: PRISHTINË
Përshkrimi i Detyrave:
Monitorimi i sistemeve të sigurisë në Qendrën e Kontrollit, përfshirë monitorimin e sistemeve alarmuese dhe atyre të video-vëzhgimit.
Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:
- Të kenë përfunduar shkollën e mesme, preferohet shkollimi i lartë;
- Aftësi të mira kompjuterike;
- Preferohet të ketë përvojë të paktën një vjeçare në fushën e kërkuar;
- Të mos ketë qenë i dënuar apo i ndjekur penalisht;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
- Aftësi për të punuar në situata stresuese.
Kushtet e punës:
- Kushte të mira të punës;
- Kontratë afatgjatë;
- Pagë konkurruese në treg;
- Mundësi avansimi profesional dhe karriere.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: [email protected] (duke cekur në subjekt pozitën e punës për të cilën aplikoni).
Vendi i punës: Prishtinë
Data e fundit për aplikim: 01.09.2024
Kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.