business

Njoftim për Renovim dhe ndërtim të një shtëpije

  • star Publikuar: 20-04-2023
  • star Skadon: 04-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 54032

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Renovim dhe ndërtim të një shtëpije

Data e përgatitjes së njoftimit: 20/04/2023

T- 15/2023

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+38344239349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, bujqësi, blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitarë/zhvillimorë është projekti që ka për qëllim renovimin e së paku 31 shtëpive dhe ndërtimin e 1 shtëpisë të banorëve të cilët janë prekur nga vërshimet, në komunën e Skenderaj, Mitrovicës, Istogut dhe Klinës. Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit.

Implementimi i projektit bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Periudha e implementimit : Do të jetë nga data 15 Maj deri me datën 31 Dhjetor të ketij viti.

Të gjithë operatorët ekonomik që janë të interesuar për aplikim për këtë tender, duhet kerkuar permes e-mail: [email protected] :

Lot.1 – Para masat dhe parallogaritë për renovim të shtëpive të prekura nga vërshimet.

Lot.2 – Planin e ndertimit të shtepisë me para masa dhe parallogaritë.

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjorLloji
1.Certifikate e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.Referencë e implementimit të ndonjë projekti të ngjashëmE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania bashkëpunuese
5.TVSH – “Faturimi do të bëhet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00
6.Auditim I kompanisë te paktën dy vitet e funditDeshmi

Vërejtje:

  • Islamic Relief rezervon të drejtën të zgjedh operatorët ekonomik veç e veç, në bazë të ofertave për Lot.
  • Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull “Oferta për renovim dhe ndertim te shtepive - Islamic Relief Kosova”- duke i sjellur ato në adresën: rruga Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerabël ( përfituesëve ) të IRK-së.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 04/05/2023 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.