RISI KIDS PO ZGJEROHET – BËHU PJESË E EKIPIT TONË !
(Ky konkurs është vetëm për gjininë femërore)
Pozita: Shitëse
Lokacioni: Ferizaj
Detyrat kryesore:
- Pritja dhe shërbimi i klientëve me profesionalizëm, buzëqeshje dhe kujdes,
- Kryerja e pagesave në arkë,
- Kujdesi për paraqitjen, pastërtinë dhe rendin e produkteve në dyqan,
- Ndihmë dhe këshillim për klientët rreth produkteve,
- Mirëmbajtja e ambientit të punës dhe bashkëpunim me ekipin.
Kërkojmë nga ti:
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe sjellje miqësore me klientët,
- Organizim, përkushtim dhe kujdes ndaj detajeve,
- Përgjegjësi dhe gatishmëri për të mësuar,
- Eksperienca në shitje është përparësi, por jo e domosdoshme.
📞 Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në numrin:
+383 49 703 115 (Viber ose WhatsApp)
Risi Kids – aty ku pasioni për fëmijët dhe kreativiteti bashkohen!