business

Auditor

  • star Publikuar: 22-11-2022
  • star Skadon: 02-12-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 7002

“ Sigal Uniqa Group AUSTRIA” sha.a pjesë e Uniqa Group Austria, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Auditor

Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Hartimi i planit të Auditimit të Brendshëm;
  • Auditimi i të gjitha aspekteve të punës veçanërisht atë financiar dhe të marrjes në sigurim;
  • Ekzaminimin dhe vlerësimin e përshtatshmërisë dhe efektivitetit të sistemeve të kontrollit të brendshëm;
  • Rishikimin e saktësisë dhe besueshmërisë së regjistrave të kontabilitetit dhe të raporteve financiare;
  • Rishikimin e sistemit të siguruesit për vlerësimin e kapitalit në lidhje me vlerësimin e rrezikut;
  • Rishikimin e sistemeve të themeluara për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullative, kodin e sjelljes dhe implementimin e politikave dhe procedurave;
  • Testimin e besueshmërisë dhe përpikshmërisë së raportimeve rregullative dhe
  • Mbikëqyrja dhe kontrollimi i zbatimit të standardeve ndërkombëtare.
  • Përpilimi i raporteve dhe rekomandimeve me te gjeturat nga auditimi i rregullt dhe prezantimi i tyre para Komitetit te Auditimit dhe Bordit te Drejtoreve.
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e kompanisë në përputhje me legjislacionin në fuqi;

Kriteret që duhet te plotësohen janë:

  • Kandidatët duhet të posedojnë diplomë universiteti në ekonomi, administratë publike, financa publike, kontabilitet apo juridik.
  • Kandidatët duhet të kenë së paku 3 vite përvojë profesionale.
  • Te jete i licencuar nga një institucion i akrediuar vendore ose ndërkombëtare.
  • Të kenë njohuri të mira nga financat dhe kontabiliteti.
  • Të kenë njohuri mbi objektivat e auditimit të brendshëm, planifikimin, organizimin dhe teknikat e tij.
  • Te ketë njohuri ne programe te auditimit sikurse Audimex.
  • Të kenë njohuri për rreziqet afariste të kontrollit të brendshëm.
  • Njohuri pune me kompjuter (word,exel,outlook,);
  • Njohja e gjuhës angleze ne te folur dhe te shkruar.

Kandidati duhet të dorëzoj:

  1. Certifikatën e shtetësisë,
  2. Dokumentacioni mbi kualifikimet,
  3. CV-në së bashku me dëshmitë mbi përvojën e punës,
  4. Referenca dhe vlerësimi i performancës nga punëdhënësit e kaluar,
  5. Certifikatën qe nuk është nen hetimi nga (Policia ose Gjykata) qe dëshmon te kaluarën penale,

Te gjithë te interesuarit të dërgojnë CV në e-mail adresën: [email protected]

Do te njoftohen vetëm personat e përzgjedhur ne listën e ngushte

Afati i konkursit mbetet i hapur nga data e publikimit për 10 dite kalendarike.