business

Inspektor i Komunikacionit

  • star Publikuar: 15-01-2024
  • star Skadon: 11-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Vushtrri
Shikime 1336

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Vushtrri shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë i Administrimit të Përgjithshëm

Titulli i pozitës së punës Inspektor i Komunikacionit

Klasa e pozitës Profesional 1

Koeficienti/Paga GJ20-6.54

Nr. i kërkuar 1

Data e njoftimit 12/01/2024

Afati për aplikim 13/01/2024 - 11/02/2024

Institucioni Komuna Vushtrri

Departamenti Drejtoria për Inspektime

Divizioni

Vendi i punës Komuna e Vushtrrisë

Nr. i Referencës RN00013101

Kodi RPC0006640

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planin e punës së inspektimit në fushën e komunikacionit;
  • Mbikëqyr zbatimin e dispozitave ligjore nga lëmi i komunikacionit rrugor;
  • Inspekton qarkullimin publik rrugor;
  • Inspekton dhe kontrollon automjetet që ushtrojnë veprimtari shërbyese (taksi), stacionin e autobusëve, lejet e punës, kontratat, dokumentet e transportit dhe dokumentet tjera që kanë të bëjnë me punën dhe veprimtarinë e ndërmarrjeve;
  • Kujdeset për organizimin dhe mbarëvajtjen e rregullt të transportit rrugor brenda territorit të komunës;
  • Harton procesverbale;
  • Aplikon fletëparaqitje për kundërvajtje;
  • Lëshon vendime, urdhëresa dhe ndalesa të përkohshme sipas dispozitave ligjore;
  • Propozon masat e sigurisë për konfiskimin e automjeteve;
  • Kryen edhe punë të tjera që parashtrohen nga drejtori.


2. Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Fakulteti Teknik - Drejtimi Komunikacion
  • Kualifikime të posaçme formale: Nuk kërkohen;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës

4. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  1. Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  2. Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  3. Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  4. Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  5. Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  7. Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

5. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre.

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit (e dokumentuar me trust pensional);
  • Vërtetimin për zotësinë e plotë të veprimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Certifikatën nga Gjykata (origjinali) - (pas pranimit në punë);
  • Certifikatën shëndetësore - (pas pranimit në punë);
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (nëse aplikuesi ka punuar ose punon në institucione publike).


6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 26/02/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

7. Kriteret specifike shtesë

Nuk ka

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë


9. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

10. Mënyra e aplikimit

  1. Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Udhëzim për aplikim; Bashkangjitur keni linkun në youtube për mënyrën e aplikimit përmes sistemit - platformës

https://konkursi.rks-gov.net/https:

https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen