business

Zyrtar Kryesor i Riskut

  • star Publikuar: 12-06-2023
  • star Skadon: 19-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ekonomi, Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 17925

Shield Recruitment & HR kërkon një Zyrtar Kryesor i Riskut për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Sigurohet që Departamenti për Menaxhimin e Riskut operon në pajtueshmëri të plotë me të gjitha rregulloret e brendshme të Bankës, rregulloret dhe udhëzimet e rregullatorit që ndërlidhen më siguri dhe privatësi të informacionit, si dhe me ligjet dhe rregulloret përkatëse të Kosovës që i përkasin Menaxhimit të Riskut kjo në bazë të raportimeve që merr nga personi përgjegjës i Departamentit;
  • Përgjegjës/e për përgatitjen e strategjisë së Menaxhimit të Riskut në nivel të Bankës dhe të siguroj implementimin e duhur dhe me kohë;
  • Përgjegjës/e për përgatitjen e buxhetit për Departamentin për Menaxhimin e Riskut dhe për të siguruar arritje të rezultateve;
  • Përgjegjës/e për përgatitjen e politikave kreditore në bashkëpunim me Departamentet tjera;
  • Përgjegjës/e për zbatimi e procedurave të përcjelljes së protofolios kreditore, të definuar sipas Politikës së Menaxhimit të Riskut kreditor;
  • Përgjegjës/e për zbatimin e rregulloreve të riskut të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
  • Përgjegjës/e për zbatimin e procedurave të përcjelljes dhe menaxhimit me riskun valutor, të definuar sipas Politikës së menaxhimit të riskut valutor;
  • Përgjegjës/e për zbatimi e përcjelljes së procedurave dhe menaxhimit të riskut me shkallën e kamatave, të definuara sipas Politikës së menaxhimit me riskun e shkallës së kamatës;
  • Përgjegjës/e për zbatimin procedurave të përcjelljes dhe menaxhimit me Riskun operativ, të rregulluar sipas Politikës mbi likuiditet;
  • Përgjegjës/e për zbatimin e procedurave të kalkulimit të provizioneve sipas BQK dhe IFRS;
  • Përgjegjës/e për arritjen e të gjitha objektivave në Departamentin për Menaxhimin e Riskut sipas afateve të caktuara kohore;
  • Drejton projektet e planifikuara për përmirësimin e proceseve brenda Riskut;
  • Përgjegjës/e për zbatimin e procedurave të përcjelljes me menaxhimin e riskun operativ, të rregulluar sipas Politikës së menaxhimit me riskun operativ dhe udhëzimit për evidentimin e ngjarjeve të dëmshme;
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të drejtuara në aplikimin e standardeve ndërkombëtare të afarizmit (Basel II, IAS, etj.).

Kualifikimet;

  • Fakulteti Ekonomik ose të ngjashme
  • Mbi 5 vite përvojë pune në Menaxhim, preferohet përvojë Bankare në kredi
  • Njohja e Gjuhës Angleze
  • Njohja e punës me kompjuterë
  • Aftësi organizative dhe Menaxhuese
  • Aftësi analitike dhe të komunikimit

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 19 Qershor 2023 ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.