business

Menaxher i shitjes (1), Agjent – Merchandiser (2)


Ruaj
  • star Publikuar: 20-01-2026
  • star Skadon: 04-02-2026
Kategoritë Menaxher/e, Merchandiser, Shitje
Vendi i punës Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Kamenicë, Viti, Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Pejë
Numri i pozitave 3

Koral Corporation, shpk. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg. Kompania Koral Corporation operon nga vitit 2004 me pakicë dhe shumicë

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation sh.p.k shpall

  • Menaxher i shitjes
  • Agjent – Merchandiser ne terenin e Dukagjinit
  • Agjent – Merchandiser ne terenin e Anamoraves

Detyrat dhe pergjegjësit – Menaxher i shitjes:

  • Është përgjegjës për hartimin e strategjive të shitjes,
  • Cakton caqet për secilin të punësuar dhe bënë vlerësim periodik të tij
  • Pergjegjes per realizimin e targeteve te percaktura per brend, për arritjen e caqeve të shitjes (në sasi dhe vlerë) dhe inkasim,
  • Respektimi i afateve të pagesave me bleres,
  • Mbikqyr gjendjen e stoqeve, produkteve të gatshme dhe gjysmë produkteve
  • Bën analizën e tregut dhe ndërmerr masa të nevojshme për rritjen e shitjes
  • Kontrollin e plotë të procesit të shitjes,
  • Harton procedura të qarta për detyrat dhe obligimet e secilit vartësit vec e vec,
  • Delegon autorizimet e qarta për vartësit e tij,
  • Harmonizon planin e shitjes me stoqet, firnizimin, prodhimin dhe financat
  • Mbikqyrja dhe realizimi i kontratave tek blerësit,
  • Merr pjesa aktive me drejtorinë e kompanisë për hartimin e politikave të shitjes
  • Është përgjegjës për zbatimin e politikave të shitjes
  • Bën përpunimin aktiv të tregut dhe përzgjedh blerës të rinj
  • Rregullisht përcjell dhe analizon gjendjen në treg, përcjell aktivitetet e konkurrencës dhe ndërmerr masa për përmirësimin e shitjes
  • Përcjell afatet kohore të mallit dhe reagon me kohë me qëllim të mbrojtjes së vlerës së mallit
  • Prezanton produktet e reja në treg dhe merret me listimin e tyre
  • Barazimin sasior dhe monetar të ambulantivës në baza javore, raportin e gjendjes
  • Vizita të rregullta në treg tek blerësit aktual dhe ata të rinj
  • Kontrollon kthimet e mallit në baza ditore dhe delegon punët tek stafi shitës,
  • Kryen edhe punë tjera me kërkesë të eprorit

Kualifikimet e kerkuara :

  • Diplomë universitare (në Ekonomi, Menaxhim apo fusha të ngjashme); diploma pasuniversitare përbën avantazh.
  • Minimumi 2 vite përvojë pune në shitje, prej të cilave të paktën 2 vite në rol drejtues
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe të shkruar).
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e ekipeve, komunikimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve me klientë.
  • Aftësi analitike dhe vendimmarrjeje në mjedise dinamike.
  • Njohuri të mira në Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint, Outlook).

Detyrat dhe pergjegjësit - Agjent – Merchandiser:

  • Bënë vizitat në terren sipas planit të përcaktuar;
  • Bënë monitorimin e artikujve prezent nëpër pikat shitëse;
  • Bënë kontrollin e kthimeve të artikujve,duke arsyetuar shkakun;
  • Përcjell stokun e produkteve tek blerësit,
  • Kontrollon, ndërton pozitat e rregullta dhe ato sekondare në markete,
  • Percjell cmimet shitëse të produkteve po ashtu të konkurrencës,
  • Raporton produktet e evidentuara pa afat në treg, duke evidentuar shkakun,
  • Raporton ne baza ditore tek menaxheri i shitjes,
  • Pergjegjes per mirembajtje te produkteve ne market dhe zbatimin e standardeve te mercshendasingut te kompanise ,mirembajtjen e pozitave ,ballinave
  • Menaxhimin e materialit reklamuese sebashku me mbikqyresin ( raftet,woblerat,postera)
  • Percjell afatet e produkteve
  • Saktesi ne raportime

Kualifikimet e kerkuara :

  • Kandidati duhet te jete i terenit te caktuar
  • Kandidatët duhet të kene diplomë universitare
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
  • Ambicioz
  • I besueshëm
  • Pervoje pune ne shitje dhe merchandising

Konkursi zgjat prej 20.01.2026 deri 04.02.2026

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] dhe [email protected]

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu