business

FTESE PER OFERTE: Furnizim me Barna dhe Medikamente Mjekësore

  • star Publikuar: 11-01-2023
  • star Skadon: 09-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 14289

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë fton ofertuesit e kualifikuar në kuadër të të gjitha projekteve; që të ofertojnë për:

Furnizim me Barna dhe Medikamente Mjekësore

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Vërtetimin Tatimor
  • Cmimet në ofertë duhet të kuotohen në euro pa TVSH
  • Kompania duhet t’i ketë logjistikën e nevojshme për ofrimin e barnave deri në lokacionin tonë po qe se kërkohet.(të ceken)
  • Të ceket lokacioni i ofertuesit

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë. Kompania duhet të ketë mallin e kontrolluar nga organi kompetent.

Të interesuarit mund të marrin listën e specifikuar të Barnave dhe Medikamenteve, cdo dite pune në email adresën: [email protected] deri me datën: 08.02.2023

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës janë:

  1. Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës
  2. Lokacioni i ofertuesit më i afërt me SOS Fshatrat e Fëmijëve
  3. Pas përmbushjes së specifikacionit, cmimi më i lirë

Ofertuesit e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në zarf (2 kopje) të nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuar: “OFERTA PER FURNIZIM ME BARNA DHE MEDIKAMENTE MJEKESORE” Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 09.02.2023 në zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani “1 Tetori” p.n. Prishtinë cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00