Kompani
NV COMPANY SH.P.K
Kategoritë
Financa
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
12721
NV COMPANY SH.P.K shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës.
Pozita: Zyrtar/e i/e financave
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Regjistrimi i faturave të blerjeve vendore dhe importeve, si dhe leshimi i faturave te shitjes në sistem në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera te zbatueshme
- Mirëmbatja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore.
- Regjistrimi dhe konsolidimi i arkës
- Ndihmon në përgatitja e librave tregtare, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rëndësi
- Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit
- Pergatitija dhe menaxhimi i llogarive të arketueshme dhe të pagueshme
- Planifikimi financiar
- Pikë kontakti kryesor për departamentet e tjera të kompanisë dhe palet e treta për çështje financiare dhe kontabël
- Ndihmon kompaninë e kontraktuar në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit fiskal
- Ndihmon nga ana teknike me informacionin dhe dokumentet e kërkuara nga klientet
- Mbështetje administrative për drejtorin dhe menaxhmentin e kompanisë
Kandidati/ja duhet të plotësoj këto kritere:
- Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik
- Të ketë minimalisht 1 vite përvojë në punë të ngjashme
- Njohuri të mira të punës me kompjuter
- Aftësi të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht exel dhe word)
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze
- Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit
- Aftësi analitike në punë
- Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë
- Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale
- Dokumentet e kërkuara *CV në format Evropian
- Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
- Referencat e punës
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në (si dhe çdo informacion tjetër që konsideroni të rëndësishëm) në [email protected] deri me datën 20.01.2023