business

АDMINISTRATOR

  • star Publikuar: 13-09-2022
  • star Skadon: 12-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Biokom L.L.C.
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2784

Kompania Biokom L.L.C Prishtinë është pjesë e Biokom Group, e pranishme në tregun e Kosovës që nga tetori i vitit 2013 e cila është një nga kompanitë lider në fushën e shitjes së produkteve të destinuara për industrinë ushqimore, mjekësi, veterinari, hoteleri dhe restorante.

Biokom në nivel grupi është i pranishëm në shumë vende, gjë që mundëson një hap përpara në ndjekjen e tendencave botërore në fushën e: teknologjisë ushqimore, bioteknologjisë, mjekësisë veterinare dhe mjekësisë.

Biokom punëson staf shumë të motivuar dhe të kualifikuar, me përvojë të veçantë në fushën e shpërndarjes së tyre profesionale, të cilët me vetëmohim përdorin njohuritë e tyre për të gjetur zgjidhjet e duhura ideale për nevojat e klientëve. Si rezultat i zhvillimit të vazhdueshëm, na duhet:

                                  ADMINISTRATOR

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Organizimi dhe koordinimi i funksionimit të zyrës
  • Përgatitja e faturave dhe fletëdorëzimit
  • Përgatitja e dokumenteve të importit dhe eksportit
  • Mbajtja dhe plotësimi i dosjeve të klientëve
  • Menaxhimi i magazinës dhe gjendjes së produkteve në të
  • Analiza e nevojave dhe potencialeve të tregut dhe ndërmarrja e veprimeve të duhura.
  • Komunikimi telefonik me klientët
  • Respektimi dhe përmbushja e synimeve të përcaktuara, në përputhje me strategjinë e kompanisë

Kualifikimet e nevojshme:

  • Arsimi i lartë
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze - do të konsiderohet përparësi
  • Njohuri të gjuhës serbe
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike
  • Patentë shoferi i kategorisë B – do të konsiderohet përparësi
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative
  • Vetëiniciativë, ambicie, besnikëri dhe konfidencialitet.

Cfarë ne ofrojmë:

  • Të punoni në projekte dhe aktivitete interesante ndërkombëtare në baza ditore
  • Pjesë e një kulture dinamike pune
  • Rritja e vazhdueshme nënkupton ekzistencën e shumë mundësive për zhvillim
  • Atmosferë pune pozitive, dinamike dhe motivuese
  • Mundësi për formim profesional dhe arsimor brenda dhe jashtë vendi

Dërgoni CV-në tuaj në [email protected] në gjuhën maqedone ose angleze