business

Arkitekt i Ri

  • star Publikuar: 20-02-2024
  • star Skadon: 06-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arkitekt
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1137

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, mbështetur në nenin 31, paragrafi 4, nënparagrafi 4.7, i LigjitNr. 06/L

-079 për Efiçiencë të Energjisë, dhe në nenin 22 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm, Punësimin dhe Shpërblimin e Personelit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (marrë për bazë edhe plotësim-ndryshimet e rregullores bazë), me qëllim të rekrutimit për rolin Arkitekt i Ri (Grada IN3), shpall:

K O N K U R S P U B L I K

Titulli i pozitës: Arkitekt i Ri - Grada IN3

Numri i referencës: 03/2024/FKEE

Vendndodhja e pozitës: FKEE Prishtinë

Lloji i kontratës: Kontratë pune me orar të plotë për një periudhë të caktuar kohore (1 vit), me mundësi të vazhdimit

Kohëzgjatja e konkursit: 20.02.2024 – 06.03.2024

Përmbledhje e përgjithshme: Fondi i Kosovës për Efiçiencës së Energjisë (FKEE)është entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm i themeluar sipas Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë. Ky fond është themeluar për t’i mundësuar Qeverisë së Republikës së Kosovës të arrijë objektivat politike të saj për efiçiencën e energjisë përmes promovimit, mbështetjes dhe zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë si dhe tërheqjes dhe menaxhimit të burimevefinanciare për të financuar dhe zbatuar projektet e investimeve në fushën e efiçiencës së energjisë në mënyrë të qëndrueshme.

Shënim: Emërtimet në këtë konkurs janë neutrale sa i përket gjinisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Arkitekt i Ri me përgjegjësi kryesore:

  1. Vlerëson propozimet dhe kërkesa te pranuara të projekteve nga këndvështrimi teknik dhe përgatit raportet e vlerësimit për përpunim të mëtutjeshëm nga FKEE;
  2. Kontribuon në zhvillimin e thirrjeve (p.sh. përshtatshmëria, kriteret teknike, etj.)
  3. Vepron si Menaxher i Projektit në projektet EE dhe BRE të mbështetura nga FKEE, me detyrim që të ndjekë projektin nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Inicim të Projektit, gjatë zbatimit, mbikëqyrjes dhe deri në komisionim;
  4. Monitoron zbatimin e punimeve (d.m.th. viziton dhe kontrollon në terren duke përdorur protokollin e mbikëqyrjes)
  5. Kontribuon në hartimin e planeve të punës dhe raporteve të progresit;
  6. Ofron përkrahje teknike për FKEE-në në çdo çështje tëknike që kërkohet;
  7. Përditëson dhe zhvillon databazat e menaxhimit të projekteve në aspektin teknik, kohor dhe financiar;
  8. Përgaditë raportet mbi aktivitet e FKEE-së sipas kërkesës dhe brenda afateve kohore;
  9. Analizon në mënyrë të vazhdueshme tregjet për efiçiencën e energjisë dhe teknologjitë e energjisë së ripërtërishme, për të këshilluar FKEE-në për kushtet dhe modalitetet e aplikuara për programet e veta;
  10. Mbështet administratën e FKEE rreth të dhënave teknike dhe financiare të projekteve për promovim të masave të implementuara dhe atyre në proces;
  11. Asiston në vlerësimin e propozimeve të pranuara të projekteve nga këndvështrimi teknik dhe në përgatitjen e raporteve të vlerësimit për përpunim të mëtejshëm nga FKEE-ja;
  12. Merr pjesë në zhvillimin e planeve vjetore dhe të gjysëm vjetore të punës së FKEE-së dhe përpilimin e raporteve të progresit;
  13. Analizon, hulumton dhe raporton për procese të tjera sipas kërkesës;
  14. Kryen studime, detyra dhe punë tjëra teknike sipas kërkesës së Drejtorit Menaxhues te FKEE-së dhe Drejtorit të Sektorit të Operacioneve;

Kohëzgjatja e punës dhe kompensimi:

  • Kohëzgjatja e kontratës së punës për Arkitektin e Ri është për afat të caktuar 1 vjeçar, me mundësi të vazhdimit sipas performancës dhe nevojave të FKEE-së;
  • Arkitekti i Ri merr kompensimin/pagën e caktuar sipas rregulloreve të brendshme të FKEE-së.


Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

Kandidati për t’u kualifikuar për pozitën Arkitekti Ri duhet t’i përmbushk ushtet si në vijim:

  • Të jetë shtetasi Republikës së Kosovës apo të ketë ndonjë shtetësi tjetër;
  • Të ketë diplomë universitare në drejtimin e Arkitekturës;
  • Të këtë së paku një (1) vit përvojë pune të përgjithshme, prej të cilës së paku gjashtë (6) muaj përvojë profesionale relevante;
  • Të ketë njohuri të mira ne fushën e efiçiencës së energjisë;
  • Çertifikimet dhe licensat e ndërlidhura me fushën e efiçiencës së energjisë përbëjnë përparësi;
  • Të ketë aftësitë zhvilluara në përdorimin e programeve softuerike dhe mjeteve të punës;
  • Të flasë rrjedhshëm njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar; (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendit të punës sipas këtij njoftimi)

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

FKEE ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë të interesuarit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet. Po ashtu, FKEE siguron që procedurat e përzgjedhjes janë të hapura, ofron konkurrencë jo- diskriminuese, objektive dhe transparente, duke u bazuar në një grup kualifikimesh dhe aftësish.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:

  • Kopja e pasaportës ose letërnjoftimit valid (që dëshmon shtetësinë e aplikantit);
  • Biografia (CV) (duhet të përmbajë sqarime të detajuara lidhurme përvojën e aplikantit);
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenëtë nostrifikuara nga MAShTI).
  • Dëshmitë e përvojës së punës; (Dëshmimi i përvojës së punës bëhet nëpërmjet kontratave apo vërtetimeve të punës të lëshuara nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës apo pasqyrës së kontributeve pensionale – Trusti).
  • Letra motivuese; (Kjo letër me maksimum 1 faqe, shpjegonse si ndërlidhet përvoja e punës së kandidatit me pozitën që ka aplikuar si dhe sqaron vizionin e kandidatit për punën në FKEE);
  • Certifikata që dëshmon se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale sipas kritereve të konkursit; (Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim formës së prerë për kryerjen e një vepre penale merretnga gjykata kompetente. Certifikataduhet të jetë jo më e vjetër se sa data e publikimit të konkursit);
  • Një letër referuese (preferohet nga punëdhënësit/mbikëqyrësit paraprakë dhe/ose aktualë);

Dorëzimi i aplikacioneve:

  • Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në cilëndo nga tre (3) gjuhët: shqip, serbisht ose anglisht.
  • Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike (i skenuar) në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në adresën elektronike [email protected]
  • Dorëzimi i saktë aplikacionit është përgjegjësi e aplikantëve.
  • Dokumentacioni i pakompletuar rezulton me diskualifikim të kandidatit.
  • Afati i konkurrimit është nga data 20.02.2024 deri më datë 06.03.2024.
  • Dokumentacioni i dërguarpas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohet.

Për informata shtesë, ju lutemi kërkoni sqarim në email adresën [email protected]

FKEE mban tëdrejtën e anulimit apo pezullimit të këtij konkursi në cilëndo fazë, varësisht nga çështjet e ndërlidhura me këtë konkurs.