Delta Security ofron shërbimet më të sofistikuara dhe më profesionale të sigurisë. Përvoja jonë e punës që nga viti 2001 dëshmon në besnikërinë dhe përkushtimin tonë ndaj klientëve, profesionit dhe shërbimeve që ne ofrojmë.Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Delta Security, kemi kënaqësinë të shpallim disa vende të lira pune për pozicionet e mëposhtme:
Pozita: Operator/e të Mbikqyrjes Elektronike (3 vende të lira)
Vendi i Punës: PRISHTINË
Përshkrimi i Detyrave:
Operatori i Mbikqyrjes Elektronike do të ketë përgjegjësi për monitorimin e sistemeve të sigurisë në Qendrën e Kontrollit, duke përfshirë sistemet alarmuese dhe ato të video-vëzhgimit.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Përgjithshme:
- Të keni përfunduar shkollën e mesme, ndërsa shkollimi i lartë preferohet;
- Aftësi të mira kompjuterike;
- Përvojë pune prej të paktën një viti në fushën e kërkuar është e preferueshme;
- Të mos keni qenë i dënuar apo i ndjekur penalisht;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
- Aftësi për të punuar në situata stresuese;
Benefitet:
- Orar i rregullt i punës;
- Paga konkurruese bazuar në përvojën dhe aftësitë e aplikantit;
- Mundësi avansimi profesional dhe në karrierë;
Mënyra e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar, të cilët plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected] . Ju lutemi të përdorni "Aplikim për Operator të Mbikqyrjes Elektronike" si subjekt të email-it.
Data e Fundit për Aplikim: 10.12.2023, ora 16:00
Kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë. Faleminderit për interesimin tuaj në Delta Security.