Në përputhje me Nenin 10 të Ligji Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore , Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) njofton :
Shpallje për një (1) Specialist të Raportimit dhe Menaxhimit të të Dhënave
Numri i referencës : 01/2022
30/11/2022
Informacion i përgjithshëm
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (në tekstin e mëtejmë referuar si "FKGK") është entitet i pavarur juridik, i krijuar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë me synimin e krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, përmirësim të bilancit tregtar dhe rritje e mundësive për financimin e NMVM-ve.
Përshkrim i përgjegjësive të punës:
Nga Specialisti i Raportimit dhe Menaxhimit të të Dhënave kërkohet të mbështesë FKGK-në në përmirësimin e mëtejshëm të fushëveprimit, afateve kohore dhe cilësinë e raportimit nga bankat partnere, përmirësimin e proceseve të brendshme dhe përgatitjen e raporteve në fushën e riskut kreditor dhe sektorit financiar në përgjithësi.
FKGK mbështetet shumë në raportimin nga institucionet financiare partnere, prandaj specialisti i raportimit do të ofrojë mbështetje për të ndërtuar një metodologji që do t'i mundësojë institucionit të zbulojë paraprakisht gabimet e raportimit. Bazuar në natyrën e punës, Specialisti i Raportimit dhe Menaxhimit të të Dhënave - do të propozojë automatizimin dhe rritjen e efikasitetit të raportimit pa dëmtuar cilësinë e informacionit.
Specialisti i Raportimit dhe Menaxhimit të të Dhënave do të jetë i ngarkuar me detyrat e mëposhtme:
- Përgjegjës për të projektuar dhe mirëmbajtur pakot raportuese të institucionit;
- Të analizojë proceset e brendshme në fushën e raportimi dhe të vijë me një propozim të rishikuar që synon rritjen e cilësisë së raporteve;
- Të përgatisë raporte për nevojat e brendshme dhe të jashtme,
- Të ndihmojë në përgatitjen e treguesve të performancës që do të përdoreshin për të vlerësuar performancën e FKGK-së, apo performancën e sektorit financiar në Kosovë;
- Të kontribuojë në automatizimin dhe dixhitalizimin e raportimit në institucion;
- Të komunikojë rezultatet e analizës së të dhënave me shkrim dhe në formë verbale për menaxherët;
- Të prezantojë informacion përmes raporteve, prezantimeve dhe vizualizimeve;
- Detyra të tjera të deleguara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet :
Specialisti i Raportimit dhe Menaxhimit të të Dhënave do të duhet të plotësojë kërkesat si vijon:
- Diplomë fakulteti në ekonomi, statistikë ose në fushën përkatëse sipas detyrës;
- Të paktën tre (3) vite të punës përkatëse përvojë në MIS apo fusha të tjera që kanë të bëjnë me raportimin dhe menaxhimin e të dhënave;
- E rekomandueshme të ketë eksperiencë pune në sektorin bankar apo fushë që lidhet me atë të sektorit financiar.
Aftësitë dhe kompetencat që do të vlerësohen përmes procesit të përzgjedhjes janë:
- Aftësi për të përdorur Microsoft Excel ose softuer tjetër përkatës të përdorur për analizat e të dhënave;
- Aftësi për të analizuar të dhënat dhe për të përcjellë informacion;
- Aftësi për të ndërtuar raporte dhe modele analitike;
- Aftësi e mirë komunikimi dhe për të punuar në ekip;
Afati dhe kohëzgjatja
Specialistit të Raportimit dhe të Menaxhimit të të Dhënave do t'i ofrohet kontratë një (1) vjeqare, e cila do të rinovohet në bazë vjetore, dhe do të jetë i vendosur në zyrë të FKGK-së në Prishtinë. Kontrata do të vazhdohet bazuar në rezultatet e vlerësimit të performancës së kënaqshme.
Aplikimi :
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV;
- Diplomat , Certifikatat dhe trajnimet përkatëse ;
- Kontaktet e referencës nga ish punëdhënësit;
Të gjitha aplikacionet do të pranohet vetëm përmes emailit [email protected] dhe në subjektin e emailit duhet të shkruhet: "Formë Aplikimi: Emri dhe Mbiemri_Pozita"
Konkursi është i hapur deri me datë 15.12.2022 ora 16.30.
Shënim:
- Vetëm aplikacionet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.
- Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen!