Klinika Amerikane "Dr. Behar Kusari" si një nga Institucionet Shëndetësore Private tashmë të dëshmuara në profesionalizëm, seriozitet dhe mbi të gjitha e njohur me ambiente pune të përshtatshme, të qëndrueshme si dhe e përkushtuar ndaj punonjësve.
Në kuadër të departamentit te Financave dhe Administrates, është në kërkim të një pjesëtar/e për tu bërë pjesë e ekipit duke sjellur një bashkëpunim ekipor në punën e përditshme të qështjeve financiare. Për të mundësuar një mjedis të hapur dhe konkurues, shpall konkurs për:
Zyrtar/e i/e Lartë i/e Financave
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Procedimi i të gjitha dokumenteve kontabël së bashku me ekipin e financave
 - Zhvillimi i strategjive të investimeve në bashkëpunim me Menaxhmentin
 - Interpretimi i analizës financiare
 - Krijimi i raporteve financiare
 - Ndjekja e treguesve kryesorë të performancës (KPIs) për kompaninë
 - Krijimi dhe zbatimi i politikave dhe strategjive financiare
 - Pajtimi dhe auditimi i të dhënave dhe llogarive financiare
 - Ofrimi i shërbimit ndaj klientit dhe këshilla financiare për klientët
 
Kualifikimet:
- Pervojë minimumi 5 vite pune në standardet e kontabilitetit dhe në përgatitje financiare
 - Bachelor në financë, kontabilitet, ose fushë përkatëse (e preferueshme)
 - Çertifikim në Standardë të Kontabilitetit (e preferueshme)
 - Njohuri të thella mbi rregulloret financiare dhe proceset e kontabilitetit
 - Aftësi të jashtëzakonshme analitike dhe të menaxhimit të kohës
 - Aftësi të avancuara ne MS Excel
 - Njohuri mbi procedurat financiare dhe të kontabilitetit
 
Kandidatet duhet të dorezojnë:
- CV-në e tyre
 - Së paku 2 referenca
 - Letër Motivuese duke inkorporuar përvojat e mira në kontabilitet në pozitat e mëhershme
 - Çertifikata tjera që lidhen me pozitën dhe kualifikemet e kërkuara
 
Klinika Amerikane "Dr. Behar Kusari" inkurajon të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentat relevante në: [email protected]
Aplikimi është i hapur deri më:
10/07/2024