business

Shofer me kategori B për rajonin e Anamoravës (1) , Ndihmës-Depoist       (1)

  • star Publikuar: 12-04-2023
  • star Skadon: 24-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Depo
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 37378

Koral Corporation Sh.p.k. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merrët me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg.

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation Sh.p.k shpall

Konkurs publik

  1. Pozita: Shofer me kategori B për rajonin e Anamoravës (1 pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bartësi i vendit të punës do të bëjë shpërndarjen e mallit të shitur te blerësit sipas porosive ditore nga njëra pikë në tjetrën.
  • Ai duhet të ketë përvojë për ngasjen e furgonëve të kategorisë B së paku 3 vjet. Posedimi i kategorive tjera do të jetë përparësi.
  • Të ketë njohuri për pikat e shpërndarjes në rajonin e anamoravës.
  • Së paku 2 vjet përvojë të mirëfilltë pune në shpërndarjen e mallrave.
  • Me saktësi duhet të kryej punët me dokumentacionin përcjellës që lidhen me mallin e shitur.
  • Raporton te udhëheqësi për ndonjë incident të shkaktuar në rrugë.
  • Respekton rregullat e trafikut.
  • Bën inspektimin ditor të automjetit dhe pajisjeve shoqëruese para dhe pas punës dhe regjistron defektet në të cilat has.
  • Raporton për problemet mekanike te zyrtari përkatës.
  • Bën planifikimin e shtegut (rutës) së udhëtimit dhe kujdeset për sjellje të duhura në trafik, ndaj kolegëve të punës dhe klientëve të ndërmarrjes.
  • Gatishmëri për punë me orar fleksibel.
  • Rekomandohen shofer me vendbanim në Fushë Kosovë.
  • Të ketë shkollim të mesëm.

Kualifikimi profesional: përgatitje e mesme shkollore; patent shoferin për kategorinë B.

Aftësitë e duhura: tё jetë sistematik, i shkathët në punë, i besueshëm dhe tё jetë nё gjendje tё motivoj veten dhe tё tjerët;

  1. Ndihmës-Depoist (1 pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bartësi i vendit të punës i raporton Kryedepoistit dhe bashkëpunon ngushtë me sektorin e transportit dhe stafin tjetër.
  • Pranon porositë dhe bën ndarjen e mallit sipas tyre;
  • Bën shkarkimin dhe ngarkimin e mallit të shitur;
  • Merr pjesë në shkarkimin e mallit të importuar;
  • Bën strehimin dhe renditjen racionale të mallit;
  • Bën kontrollin vizual të mallit;
  • Është përgjegjës pёr pastërtinë brenda dhe rreth depos;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesë të eprorit.

Kualifikimi profesional: përgatitje e mesme shkollore; përvoja 2 e më shumë vjeçare nё kёtё lami, posedimi i patent shoferit.

Aftësitë e duhura: tё jetë sistematik, i shkathët, i besueshëm dhe tё jetë nё gjendje tё motivoj veten dhe tё tjerët;

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: faton.bujupi@koralcorporation.com; apo të dorëzojnë CV-n me të gjitha informatat lidhur me përvojën te roja në hyrje të objekteve të ndërmarrjes. Pas përzgjedhjes fillestare nga kandidatët potencial mund të kërkohet vërtetimi që nuk është nën hetime.

Inkurajohen të interesuarit me vendbanim në Fushë Kosovë.

Vendi i punës: selia e kompanisë – Fushë Kosovë.

Konkursi është i hapur deri më 24.04.2023 në orën 17.

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!