business

Njoftim për Furnizim me Motokultivatorë T-26/2023

  • star Publikuar: 29-08-2023
  • star Skadon: 13-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 70
Vendi i punës Lipjan, Prishtinë
Shikime 1086

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me Motokultivatorë

Data e përgatitjes së njoftimit: 29/08/2023

T-26/2023

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e Motokultivator për familjet përfituese të projektit“Forcimi i ekonomisë rurale dhe mundësitë e gjenerimit të ardhurave” ku do të bëhet për rreth 70 motokultivatorë ne Komunën e Lipjanit bashkë me të gjitha fshatrat e tyre ku do te përfiton nga një motokultivator, ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova ne bashkëpunim e me drejtorit e bujqësisë do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është 70 motokultivatorë për secilën përfitues nga një, Komuna e Lipjanit duke përfshire te gjitha fshatrat. Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Periudha e Implementimit: data e fundit për dorëzimin e mallit 31.10.2023.

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjorLloji
1.Certifikate e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.

Kontrata të natyrës së punëve te ngjashme, të përfunduara me Sukses gjatë 3 (tre) vitet e fundit, deri në datën e publikimit të këtij Njoftimi të Kontratës, Vlera Totale e Kontratave të punëve te ngjashme te jete min 300,000.00 Euro

Lista e Kontratave të natyrës së punëve te ngjashme (mekanizëm bujqësore), Listës së kontratave duhet ti bashkëngjiten referencat ose pranimeve teknike për kontratat e prezantuara në liste.
5.Dëshmi se produktet e ofruara janë te destinuar për tregun evropian.Kopje e certifikatës CE.
6.Te ketë një motokultivator mostër sipas specifikaveDyqan depo.
7.TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00

Spedifikacioni I Motokultivatorë 4.4 KW.

Nr.

Përshkrimi I Motokultivatorit

Sasia

Çmimi për njësi (€)

Çmimi total (€)

1

1.Motori: 4 taktesh, 4.4 kw

2.Nderrusi I shpejtesis: 3 para dhe 1 mbrapa.

3.Lenda djegse: Dizel.

4.numri I thikave: 32 cop.

5.Gomat:400-8.

6. Startus: me litar.

7.Pesha: 90 deri 100 kg.

70

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova - Oferta për motokultivatorë ” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 13/09/2023 në ora 14:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.