business

Ekspert - Sesione Mentoruese

  • star Publikuar: 10-10-2024
  • star Skadon: 24-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 542

TERMI I REFERENCËS PËR OFRIMIN E SESIONEVE MENTORUESE PËR APLIKIM PËR GRANTE

Thirrje për;

Ofertë për kompani/ekspert/e për ofrimin e Sesioneve Mentoruese për Aplikim për Grante

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me seli në Prishtinë, është organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

Konteksti i ndërhyrjes

Në kuadër të projektit "Empowerment and Social Justice for Roma Women," implementohen aktivitete të ndryshme që për qëllim kanë ofrimin e mbështetjes për fuqizim ekonomik dhe vetëpunësimin e grave dhe vajzave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Në kuadër të këtyre aktiviteve parashihen edhe sesionet mentoruese për aplikimin e suksesshëm për grante. Gjatë viteve të fundit, gratë e këtyre komuniteteve kanë përfituar nga trajnime dhe mentorime që i kanë ndihmuar në zhvillimin e aftësive për krijimin dhe menaxhimin e bizneseve, si dhe në hartimin e planeve të biznesit.

Tani, si hap i mëtejshëm, është e rëndësishme që të ofrohet mbështetje e personalizuar për këto gra, në mënyrë që ato të përfitojnë nga mundësitë e financimit dhe grantet që mund të ndihmojnë në ngritjen dhe zgjerimin e bizneseve të tyre. Sesionet mentoruese do të përqendrohen në zhvillimin e aftësive praktike për identifikimin, aplikimin dhe menaxhimin me sukses të granteve të ofruara nga organizata lokale dhe ndërkombëtare. Këto sesione synojnë të zgjerojnë mundësitë për vetëpunësim dhe rritjen e bizneseve të vogla, duke u ofruar pjesëmarrëseve mjete konkrete për të realizuar qëllimet e tyre ekonomike.

Qëllimi Specifik

Qëllimi kryesor i sesioneve mentoruese është që gratë dhe vajzat pjesëmarrëse të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të përgatitur aplikime të suksesshme për grante. Më konkretisht, këto sesione synojnë:

  • Ofrimin e mbështetjes për hartimin e projekteve të qarta dhe të strukturuara për aplikim për grante.
  • Identifikimin e burimeve të mundshme të financimit nga organizata, donatorë dhe fonde të tjera lokale dhe ndërkombëtare.
  • Zhvillimin e aftësive për të plotësuar formularët e aplikimit për grante dhe përgatitjen e dokumentacionit mbështetës.
  • Njohjen me procesin e raportimit financiar dhe narrativ që kërkojnë grantet.
  • Përmirësimin e aftësive për menaxhimin e fondeve të fituara dhe raportimin e suksesshëm për donatorët.
  • Pjesëmarrëset do të mësojnë gjithashtu të zhvillojnë strategji për zbatimin efektiv të projekteve të tyre dhe monitorimin e rezultateve të granteve të fituara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Kompanisë/Ekspertit/es:

  • Hartimi dhe përgatitja e materialeve që do të përdoren gjatë sesioneve mentoruese. Materialet duhet të përfshijnë udhëzime praktike për hartimin e projekteve, plotësimin e aplikimeve për grante, dhe menaxhimin e fondeve.
  • Realizimi i sesioneve të mentorimit në rajonet e përzgjedhura. Këto sesione duhet të përqendrohen në aftësitë praktike dhe teorike për aplikimin për grante, si dhe në menaxhimin e projekteve të financuara.
  • Ofrimi i ndihmës së drejtpërdrejtë dhe këshillave për pjesëmarrëset gjatë procesit të plotësimit të formularëve të aplikimit, përfshirë hartimin e buxheteve dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm.
  • Zhvillimi dhe përdorimi i pyetësorëve para dhe pas sesioneve për të vlerësuar përparimin e pjesëmarrësve dhe efektivitetin e sesioneve të mentorimit.
  • Përgatitja e një raporti narrativ dhe përmbledhës pas përfundimit të sesioneve mentoruese, përfshirë vlerësimin e rezultateve dhe rekomandimet.

PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të kompanisë/ekspertëve për ofrimin e këtij trajnimi do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë kompani/individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë në pikën numër 7.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, kompania/individët e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kompanisë/individëve për të siguruar përshtatshmërinë për profilin e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit:Pas nënshkrimit të kontratës, kompania/individët do të fillojë punën sipas planit të përcaktuar.

PERIUDHA KOHORE

Sesionet mentoruese do të zhvillohen gjatë muajve tetor dhe nëntor, në rajonet e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës dhe/ose Pejës.

QASJA PËR ZBATIM

Sesionet do të oganizohen në bashkëpunim me një kompani apo ekspert të specializuar në fushën e financimit të projekteve dhe aplikimeve për grante.

Secili sesion do të fokusohet në aspekte praktike të aplikimit për grante, përfshirë plotësimin e formularëve, zhvillimin e buxhetit dhe përgatitjen e projekt-propozimeve.

Secili sesion do të zgjasë tërë ditën, me përqendrim në diskutime praktike, ndarje përvojash dhe udhëzime konkrete për aplikimet për grante.

Kompania/ekspertët e angazhuar do të ofrojnë një raport narrativ pas përfundimit të sesioneve.

PLANI DHE BUXHETI

Buxheti përfshin pagesën e kompanisë së kontraktuar për shtatë (7) ditë pune, një (1) ditë për përgatitjen e materialeve të nevojshme për sesione, pesë (5) ditë në realizimin e pesë sesioneve mentoruese një-ditore dhe një (1) ditë për përgatitjen dhe dorëzimin e raportit narrativ për ecurinë e sesioneve.

KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Të kenë përvojë të dëshmuar në ofrimin e mentorimit për aplikime për grante dhe zhvillimin e bizneseve të vogla.
  • Të kenë përvojë në punën me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian ose grupe të tjera të margjinalizuara.
  • Të kenë njohuri dhe përvojë në identifikimin e mundësive të financimit dhe hartimin e projekteve.
  • Të kenë përvojë në proceset e raportimit financiar dhe narrativ për grantet.
  • Të kenë aftësi për të ofruar mentorim të personalizuar për përfituese të ndryshme.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV e detajuar e kompanisë/ekspertit/es që përfshin projektet e mëparshme dhe përvojën relevante.
  • Referenca nga klientë ose organizata të tjera me të cilat keni bashkëpunuar në mentorim apo aplikime për grante.
  • Propozim financiar për ofrimin e sesioneve mentoruese.
  • Certifikata e Regjistrimit të Kompanisë (vetëm për kompani).

MËNYRA E APLIKIMIT: Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected]
Ju lutemi shënoni ne subjekt titullin e shpalljes!
Vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 24.10.2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.