Passable shpk, është kompani vendore e cila merret me distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare.
Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë ne po kërkojmë entuziazëm, kandidatë të besueshëm dhe të orientuar në rezultat për pozitën e:
Faturist/e / Customer service ( Financa )
(Ky pozicion është punë me orar të plotë)
Kualifikimet:
- Shkollim universitar (Bachelor) në Biznes/Ekonomi/Kontabilitet/Financa
- Përvojë pune së paku 1 vit në fushën e kërkuar
- Njohja dhe kuptimi i koncepteve bazike të faturimit
- Njohja dhe përvoja në rregullativat e taksave
- Njohje e gjuhës angleze
- Njohje e MS Office
- Qasje energjike dhe pozitive ndaj punës
- Integritet dhe ndershmëri
- Iniciativë dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
- Fokus ndaj shërbimit të klientëve dhe aftësi komunikuese
- Aftësi të punës në ekip
Përfitimet e aplikanteve:
- Trajnimi dhe mbështetja fillestare
- Pozicion sfidues në mjedis dinamik
- Mundësi për rritje personale dhe profesionale
Përshkrimi i punës dhe detyrat:
- Të sillet në mënyrë profesionale.
- Bën kthimet/lejimet e mallit
- Bën hapjen e blerësave të rinj
- Shtypjen e kuponave fiskal
- Reprezentacione
- Lëvizje interne
- Faturim/transfere
Konkursi do të jetë i hapur nga data 24/11/2025, dhe afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 05/12/2025.
Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që të dërgojnë një CV dhe një Leter motivuese jo më vonë se 05 Dhjetor 2025 në: [email protected] .
Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha aplikacionet do të mbahen me konfidencë të plotë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!