business

Kontabilist/e në Departamentin e Financave

  • star Publikuar: 27-10-2022
  • star Skadon: 04-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IPKO
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2270

Për të aplikuar: KLIKONI KETU

Kontabilisti/ja i raporton Menaxherit të Kontabilitetit dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Bën futjen e të dhënave dhe shqyrton dokumentet e ndryshme financiare në softuerin financiar dhe siguron regjistrimin e saktë dhe me kohë të të gjitha transaksioneve.
  • Bën regjistrimin e aseteve fikse dhe asiston në menaxhimin e aseteve fikse.
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve të ndryshme financiare.
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Të jetë i diplomuar në Ekonomi, Kontabilitet.
  • Të jetë i çertifikuar si teknik i kontabilitetit
  • Njohuri të shkëlqyeshme në pakon MS Office dhe në softuerë financiar.
  • Njohuri për udhëzimet dhe parimet e kontabilitetit.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësia për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Njohuri shume e mirë e gjuhës angleze

Përvoja e punës e kërkuar: Përvojë në kontabilitet minimumi 2 vite.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Data: 04.11.2022

Për të aplikuar: KLIKONI KETU