business

Data Center Technician

  • star Publikuar: 23-12-2024
  • star Skadon: 31-12-2024
Kompani Artmotion
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 75

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

Data Center Technician

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve dhe pajisjeve tjera të infrastrukturës;
  • Monitorimi i sistemeve, infrastrukturës në Server Room, Data Center për të siguruar që ato të funksionojnë në mënyrë optimale;
  • Kryerja e kabllimeve të nevojshme për pajisjet në Server Room dhe Data Center;.
  • Përgjegjësi për mirëmbajtjen, ftohjen, energjinë elektrike, gjeneratorët, sistemin e qasjes, sistemin e kamerave, alarmeve sipas standardeve për Server Room dhe Data Center.
  • Kryerja e aktiviteteve preventive për të shmangur ndërprerjet e shërbimeve;
  • Dokumentimi i aktiviteteve të rregullta;
  • Raportimi te NOC Manager.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • ​Të ketë së paku Diplomë të shkollimit të mesëm ose ndonjë çertifikim në fushën e IT/ Rrjeteve Kompjuterike;
  • Përparësi përvoja e punës në kompani me fushëveprim të njejtë, së paku 1 vit;
  • Të ketë njohuri bazike për instalime elektrike, klimatizim, sistem të alarmeve;
  • Fleksibilitet dhe gadishmëri për punë jashtë orarit, kur kërkohet;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Patentë shofer, kategoria B;

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme dhe universitare (nëse ka).
  • Letër Motivuese (e preferueshme);
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse (nëse ka);
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale (e preferueshme);
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme);

Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] .

Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën.

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 31.12.2024, Ora 16:00h.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu