Kategoritë
Financa
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Ferizaj
Shikime
2638
Konkurs për vend pune
Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. fton të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve në fushën e kredisë që të aplikojnë për pozitat në vijim:
Pozitat:
- Analist/e Kreditor (1)
- Zyrtarë i/e Lartë Kreditor (1)
Vendi: Ferizaj
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të identifikojë klientët potencial për kredi përmes promovimit të ofertës kreditore;
- Të kryen analizën financiare dhe bënë vlerësimin e kapacitetit financiar të klientëve;
- Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
- Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
- Të ndërtojë portfolio dhe bazën e klientëve;
- Te vlerësojë riskun e kredisë;
- Të përgatitë prezantimin përpara Komitetit Kreditor;
- Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
- Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
- Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
- Të prezantojë Institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e tij;
- Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave në Departament të kredive dhe në Institucion;
Kualifikimet
- Diplomë universiteti në ekonomi ose drejtime të tjera;
- Përvojë e punës në Institucione Financiare (Pozita Analist Kreditor);
- Përvojë e punës në Institucione Financiare mbi dy vite (Pozita Zyrtarë i Lartë Kreditor);
- Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
- Njohuri të përgjithshme të sistemit bankar;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohja e gjuhës angleze përparësi;
- Aftësi të forta analitike dhe organizative;
- Aftësi të shkëlqyeshme të punës në ekip;
Si të aplikoni?
Aplikimi në Institucionin Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. bëhet përmes postës elektronike, duke dërguar CV-në tuaj, dokumentet mbi kualifikimet si dhe një letër motivuese, në e-mail: [email protected] , duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikoni.
Afati i fundit për aplikim: 30/10/2022