business

Kontroller

  • star Publikuar: 11-01-2024
  • star Skadon: 02-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KAÇINKA
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Ferizaj
Shikime 1683

Kaçinka L.L.C, kompani Gjermano-Kosovare e cila bën prodhimin e shtëpive modulare nga druri, me seli qendrore në Kaçanik dhe njësi të Administratës në Ferizaj, shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës për t’ju bashkuar ekipit tonë:

Kontroller

Disa nga detyrat e punës:

  • Pjesëmarrja në hartimin e kontratave me kompani të jashtme, për shërbime të ndryshme kontraktuale që na ofrohen dhe blerje të materialeve;
  • Monitorimi strikt dhe kontrolli i kushteve në marrëveshjet kontraktuale, e sidomos respektimit të afateve;
  • Monitorimi i përmbushjes së specifikimive në detyrat e dhëna nga Menaxhmenti;
  • Kontrollë në procesin e inventarizimit të rregullt të materialeve;
  • Planifikim largpamës për materiale;
  • Kontrollë I mirëmbajtjes dhe testimit të veglave dhe artikujve të tjerë për funksionalitet;
  • Menaxhimi i cilësisë së prodhimit – Dokumentacioni;
  • Ndihmë në marrjen e kuotimeve;
  • Detyra të tjera të ngjajshme të caktuara nga menaxhmenti.


Nga kanditadët kërkohet:

  • Diplomë universitare (Administrim Biznesi, Ekonomi dega Menaxhment, apo kualifikim tjetër të ngjajshëm që I përshtatet detyrave të lartëcekura të punës);
  • Të ketë njohuri të Microsoft Office;
  • Përvojë pune në fushën relevante;
  • Njohja e gjuhës angleze e nevojshme, ndërsa gjermane (përparësi);
  • Aftësi të mira të të shkruarit;
  • Të jetë kreativ dhe bashkëpunues në ekip;
  • Te ketë aftësi menaxhuese dhe organizative.


Vend pune ku për çdo punëtorë ofrohen mundësi të barabarta karriere dhe avancimi profesional.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën: [email protected], në gjuhë angelze.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontakohen.

Afati për aplikim deri më 02.02.2024