
We are hiring, Join our team
Medical Group shpk një nga kompanitë lidere në tregun farmaceutik mjekësor të Kosovës me një rrjet të partnerëve të fuqishëm multinacional ka nisur procesin për të plotësuar vendin e lirë të punës:
Koordinator/e të Depos – 1 pozitë
Përgjegjësitë
- Organizimi dhe koordinimi i punëve brenda hapësirave të depos.
- Kontrollin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve brenda hapësirave të storimit në bazë të standardeve të GDP-së.
- Koordinimin, pranimin e dërgesave dhe kontrolleve të nevojshme në pranim.
- Kujdeset që të gjitha produktet medicinale në depo janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e stoqeve.
- Raportimet periodike mbi realizimin e punëve brenda depos.
- Identifikimi i problemeve dhe rekomandimet për të rritur efikasitetin e punës brenda hapësirave të storimit të produkteve.
- Bashkëpunim i ngushtë me punetorët e departamenteve të shitjes dhe marketingut në lidhje me realizimin e planeve të shitjes dhe marketingut, planifikimin e aksioneve të nevojshme dhe realizimin e tyre.
Kualifikimet
- Diplomë të nivelit Bachelor në Farmaci , ose në Shkencat Ekonomike dhe Menaxhment ( Niveli master konsiderohet përparësi).
- Të ketë njohuri dhe eksperiencë në menaxhimin e zonës së depos, pranimin e mallit dhe magazinimin e produkteve dhe pajisjeve medicinale në bazë të kërkesave të standardit GDP-së.
- Njohuri mbi menaxhimin e stokut, planifikimet dhe mirëmbajtja e stoqeve.
- Të ketë aftësi të larta komunikuese, vet-iniciativë, motivim dhe çasje ekipore.
- Kandidatët që do të ftohen për intervistë duhet të dëshmojnë se zotërojnë nivel të avancuar të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar, të kenë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike
- Të posedojnë patent shofer valid.
Benefitet
- Paga konkurruese bazuar në përvojën
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë
- Mjedis pune bashkëpunues dhe gjithpërfshirës
Nëse jeni ambicioz dhe dëshironi një karrierë dinamike dhe afatgjatë aplikoni duke dërguar CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën [email protected] duke cekur pozitën për të cilën aplikoni.
Konkursi mbetet i hapur deri më: 14 Mars 2025. Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët që përzgjedhen në bazë të vlerësimit të CV-së, referencave, letrës motivuese, edukimit dhe eksperiencës.
Apliko shpejtë përmes sistemit!