business

Operator në CNC – Sektori i Mobilierisë

  • star Publikuar: 13-02-2024
  • star Skadon: 27-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Mercom Company
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1567

Konkurs Pune – Mercom Company

Operator në CNC (1 Pozitë) – Sektori i Mobilierisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Aftësi të shkëlyera për kryerjen e punëve mekanike dhe njohuri të mira për sistemet kompjuterike;
  • Interpretimi i vizatimeve dhe skicave teknike për të kuptuar plotësisht kërkesat e projektit;
  • Përcaktimi i matjeve dhe llogaritja e sasive dhe madhësive të nevojshme materiale për projekte;
  • Njohja e shkëlqyer e funksionimit të makinës CNC;
  • Kuptimi i udhëzimeve kompjuterike për të siguruar funksionimin e duhur të makinës.
  • Përvojë në përgatitjen dhe ngarkimin e lëndëve të para dhe komponentëve në makinë.
  • Raportimi në baza të rregullta për punët e kryera.

Kualifikimet:

  • Të ketë përvojë pune si Operator me makina CNC.
  • Të ketë së paku të përfunduar shkollën e mesme (e preferueshme diploma për Inxhinieri Mekanike)
  • Të ketë njohuri në përdorimin e makinave CNC dhe makinave të ngjashme.
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse.
  • Preferohen kandidatët të cilët kanë njohuri të gjuhës angleze.

Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin tjetër në lidhje me kualifikimin dhe përvojën e punës, në e-mail adresën: [email protected]