business

Ftesë për Ofertë: Furnizimi me Pajisje për Studio Podcasti dhe Regjistrim Audio-Vizual


Ruaj
  • star Publikuar: 26-02-2026
  • star Skadon: 06-03-2026
Kategoritë OJQ, Ftesë për Ofertë
Vendi i punës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan
Numri i pozitave 1

Ftesë për ofertë

Emri i pakos: Furnizimi me Pajisje për Studio Podcasti dhe Regjistrim Audio-Vizual

Ftesa për ofertë: 20 shkurt 2026

Afati për aplikim: 06 mars 2026

Edutask fton operatorët ekonomikë të dorëzojnë ofertat e tyre për furnizimin, dorëzimin, instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve profesionale për krijimin e një studioje podcasti dhe regjistrimi audio-vizual.

Këto pajisje do të përdoren për prodhimin e podcast-eve, intervistave dhe përmbajtjeve edukative dhe kërkojnë standard profesional të cilësisë audio dhe video.

Lista e pajisjeve të kërkuara:

PërshkrimiNjësiaSasia
Mikrofona profesional për podcastcopë3
Mbajtëse profesionale për mikrofoncopë3
Pajisje për miksim dhe regjistrim audiocopë1
Kamera profesionale për studio podcasticopë2-3
Kontrollues për operim të kameravecopë1
Pajisje ndërlidhëse dhe kablloset1
Pajisje për menaxhim dhe kontroll të sistemitset1

Specifikimet teknike të detajuara mund të dorëzohen si Aneks.

Kushtet e furnizimit

  • Çmimet duhet të jenë fikse
  • Pajisjet duhet të jenë të reja
  • Pajisjet duhet të kenë garanci minimale prej 12 muajs
  • Operatori ekonomik duhet të sigurojë dorëzim dhe konfigurim të pajisjeve
  • Certifikaten e biznesit

Vlerësimi i ofertave

Oferta fituese do të përzgjidhet bazuar në:

  • Përputhshmërinë teknike
  • Çmimin total
  • Afatin e dorëzimit
  • Garancinë dhe mbështetjen teknike

Edutask rezervon të drejtën të pranojë ose refuzojë çdo ofertë.

Dorëzimi i ofertës

Ofertat duhet të jenë të nënshkruara dhe të vulosura dhe të dorëzohen fizikisht në adresën të Edutask

Rr. Qamil Hoxha, Hyrja 1, Kati 2 nr 6,10000 Prishtina

Afati i fundit për dorëzim:

06 Mars 2026, ora 17:00

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren parasysh.

Oferta duhet të përfshijë:

  • Specifikimet teknike të pajisjeve
  • Çmimin total në Euro (me TVSH)
  • Afatin e dorëzimit
  • Certifikaten e biznesit
  • Formularin e kërkesës për ofertim mund ta shkarkoni KËTU:

Informata shtesë

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni:

Email: [email protected]; [email protected]

Tel: +38345379040