Kompania e Sigurimeve
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
shpall
K O N K U R S
për punë me kontratë në kohë të caktuar
Titulli: Jurist në Departamentin e Regreseve – (1) pozitë e lirë
Detyrat kryesore:
- Vlerësimi i lëndëve për bazë juridike në procedurë regresi;
- Angazhohet në teren, duke i identifikuar palët dhe vendos komunikim të drejtpërdrejtë, me qëllim të inkasimit të borgjeve që palët kanë ndaj kompanisë;
- Përpilon padi, ndjek proceset gjyqësore dhe administrative;
- Përpilimi i kërkesave të regresit dhe dërgimi i tyre tek personat juridik dhe fizik;
- Përpilon cdo fillim muaj paditë regres të cilat lëndë pranohen nga dep.i dëmeve;
- Kordinon me financen dhe interesohet për afatet e pagesave sipas marrëveshjeve;
- Detyra tjera të caktuara nga Kryeshefi Ekzekutiv.
Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore
Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:
- Përgaditja e lartë arsimore (diplomë universitare në fakultetin juridik);
- Përvojë pune së paku 2 vite, në lëminë profesionale;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në sigurime dhe njohje të gjuhës Angleze.
Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:
- Të kenë aftësi të mira komunikimi;
- Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
- Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues;
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV,
- Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
- Dëshmi mbi përvojën e punës,
- Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.
Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Jurist në Departamentin e Regreseve”
Konkursi është i hapur deri me datën: 05-06-2023 ora 16:00.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen. Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.