business

KËRKESË PËR OFERTIM PËR HARTIMIN /KRIJIMIN E NJË FUSHATE VETËDIJËSUESE

  • star Publikuar: 18-10-2023
  • star Skadon: 01-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1109

TERMAT E REFERENCËS PËR OFERTIM PËR HARTIMIN /KRIJIMIN E NJË FUSHATE VETËDIJËSUESE ‘’NXITJA DHE PROMOVIMI I PUNËSIMIT TË KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN NË REPUBLIKËN E KOSOVËS’’

INFORMACION I PËRGJITHSHËM:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme.

KONTESTI I NDËRHYRJES:

Organizata “Zëri i Romeve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianeve” ka bashkëpunuar dhe ka përkrahur në vazhdimësi Qeverinë e Republikës së Kosovës, Zyrën per Qeverisje te Mire, Zyra e Kryeministrit për të kontribuar në mbrojtjen nga diskriminimi dhe në promovimin e parimit të trajtimit të barabartë të pjesëtarëve të komuniteteve për nxitjen dhe promovimin e arritjes së kuotës së punësimit në institucionet publike.

Qëllimi i kampanjës është që të theksojë rëndësinë e sigurimit të mundësive të barabarta në punësim për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në institucionet publike të Kosovës dhe jo vetem. Ky është një mision që do të nisë dhe promovojë dhe në të njejtën kohë synon të përmirësojë aksesin dhe pjesëmarrjen e tyre në tregun e punuës në institucionet publike dhe të ndihmojë në zhvillimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë pa diskriminim.

QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi kryesor i kësaj fushate është :

1) Të rrisë vetëdijen për sfidat dhe pengesat që përballen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në procesin e punësimit në institucionet publike;

2)Të promovojë përdorimin e praktikave të drejta dhe transparente të punësimit, që sigurojnë mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim etnie, prejardhje apo ngjyre;

3)Të rrisë vetëdijen për ndikimin negativ të nepotizmit dhe klientelizmit tek komunitetet etnike të margjinalizuara në Kosovë, si Romët, Ashkalinjët dhe Egjiptianët;

4)Të ndihmojë në zhvillimin e një kulture të hapur dhe përfshirëse në vendin e punës;

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Krijimi i kampanjës
  • Konceptet e dizajnit duhet të jenë origjinale si dhe të respektojnë ligjet e autorësisë.
  • Të ofrojë dizajne kreative dhe profesionale për kampanjën
  • Të dizajnojë materiale promovuese me cilësi të lartë për publikim në rrjete sociale
  • Krijimi i grafikave, infografikave dhe ilustrimeve
  • Të krijojë postime tërheqëse për mediat sociale
  • Krijimi i video mesazheve
  • Krijimin e borushrave dhe pankartave sensibilizuese
  • Krijimi i materialeve të tjera promovuese

Kriteret e përzgjedhjes/ Dokumentacioni i kërkuar

1. Përvoja e mëparshme:

  • Ofertuesi duhet të ketë përvojë të dokumentuar në fushën e kampanjave te ngjajshme ne një periudhë të përcaktuar ( 1-3 vjet).

2. Plan i punës:

  • Ofertuesi duhet të prezantojë një plan të detajuar të punës për të zbatuar fushatën, duke përfshirë qëllimet e detyrave, metodat e aplikimit dhe hapat e veprimit të propozuara.

3. Ekipi dhe burimet:

  • Ofertuesi duhet të prezantojë një listë të përgjithshme të anëtarëve të ekipit të punës, duke përfshirë përvojën e tyre.
  • Ofertuesi duhet të sigurojë burimet e nevojshme të teknologjisë dhe të personelit për zbatimin e suksesshëm të fushatës.

4. Përkushtimi ndaj diversitetit dhe respekti për kulturën:

  • Ofertuesi duhet të prezantojë një plan për përfshirjen dhe respektimin e kulturës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian gjatë tërë procesit te kampanjes.

5. Çmimi:

  • Ofertuesi duhet të paraqesë një ofertë financiare specifike që përfshin të gjitha kostot e parashikuara të fushatës, përfshirë pagesën e ekipit, materialet, dhe shpenzimet e tjera të mundshme.

6. Referencat e mëparshme:

  • Ofertuesi duhet të sigurojë referenca të projekteve të mëparshme të ngjashme dhe t'i dokumentojë sukseset në këtë fushë

Ofertat duhet të përfshijnë:

1) një propozim të shkurtër teknik me shembuj dhe/ose ide për kampanjën;

2) një propozim financiar,

MËNYRA E APLIKIMIT:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected]

Ju lutemi shkruani “Termi i Referencës për hartimin/krijimin e një fushate vetëdijësuese -Nxitja dhe Promovimi i Punësimit të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës”

Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 01 Nëntor 2023 në ora 16:00.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.