business

Kontabilist i Brendshëm

  • star Publikuar: 13-05-2025
  • star Skadon: 30-05-2025
Kompani Koral Invest
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 113


KONKURS PUNE

Pozita: Kontabilist i Brendshëm
Lokacioni: Veternik, Prishtinë
Lloji i punës: Orar i plotë
Afati i aplikimit: 30.05.2025

Përshkrimi i punës:

Kontabilisti i Brendshëm është përgjegjës për mirëmbajtjen e librave financiarë të kompanisë,përgatitjen e pasqyrave financiare të brendshme, kontrollin e shpenzimeve dhe të ardhurave, si dhe për garantimin e përputhshmërisë me ligjet dhe standardet financiare në fuqi në Republikën e Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi i të gjitha transaksioneve financiarenë sistemin e kontabilitetit.
  • Përgatitja dhe azhurnimi i librave kontabëlditore, mujore dhe vjetore.
  • Mbikëqyrja e arkës dhe pajtimi i llogarive bankare.
  • Përgatitja e pasqyrave financiare mujore dhe raportimi për menaxhmentin.
  • Mbështetja e procesit të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes dhe përgatitja e listave të pagesave.
  • Llogaritja dhe deklarimi i TVSH-së, tatimitnë të ardhura, dhe obligimeve të tjera fiskale.
  • Koordinimi me konsulentët tatimorëdhe ligjorë kur është e nevojshme.
  • Mbështetja e planifikimit financiar dhe përgatitja e buxheteve sipas kërkesave të menaxhmentit.
  • Sigurimi që zyra të jetë në përputhje me rregulloret dhe politikat e kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 3 vite përvojë pune në kontabilitet, preferohet në sektorinprivat ose ndërtim.
  • Njohuri të thelluara të standardeve të kontabilitetit dhe legjislacionit tatimortë Kosovës.
  • Përvojë me softuer kontabël(PRODATA).
  • Aftësi të shkëlqyera analitikedhe organizative.
  • Aftësi të mira komunikimidhe bashkëpunimi në grup.
  • Integritet dhe konfidencialitet i lartë në trajtimin e të dhënavefinanciare.

Si të aplikoni:

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnëCV-në dhe një letër motivimi në [email protected] deri më 30.05.2025

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu