Kompani
REC KOS SH.P.K.
Kategoritë
Financa
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Fushë Kosovë
Shikime
7164
REC KOS SH.P.K. është shoqëri me pergjegjësi të kufizuar, e themeluar në vitin 2008 me seli në Rr.Pajazit Islami nr.186 në Fushë Kosovë , ku si aktivitet primarë ka grumbullimin dhe tregtimin e mbeturinave metalike. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, si dhe rëndësisë në punësimin e kuadrove te reja
REC KOS SH.P.K. Shpallë vend pune të lirë:
- ASISTENT/E FINANCIAR/E
PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Përgatit dhe verifikon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve) në programin financiar;
- Regjistron veprimet bankare,kontrollon blerje – shitjet në detaje;
- Përgadit faturat e shitjes;
- Regjistron transkasione të tjera në softuerin e financave;
- Arkivimi i dokumenteve financiare;
- Përgatit dokumente për palët e treta sipas kërkesës;
- Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti.
KRITERET E PUNËSIMIT:
- Diplomë universitare në fushën përkatëse(Fakulteti Ekonomik);
- Të ketë përvojë minimum njëvjeçare në fushën e Financave;
- Njohuri të mira të kompjuterit dhe Microsoft Office;
- Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mail-it;
- Njohuri të mira të ndonjë softuer kontabiliteti/finance (Preferohet Pro-Data);
- Njohja e gjuhës angleze e preferuar;
- I/e vet motivuar në punë;
- Aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur.
Konkursi mbetet i hapur deri më 06.01.2023.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në email adresën [email protected]
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Për informata shtesë na kontaktoni në 048/960-406, çdo ditë pune prej orës 08:00-17:00.