business

TERMI I REFERENCËS SE PUNËS PËR EKSPERT TË GATSHËM PËR FACILITIM TË TRAJNIMIT PËR PËFITIMIN E QIRIUT` PËR VAJZAT DHE GRATË E GRUPVE ETIKE TË MARGJINALIZUARA NË KOSOVË

  • star Publikuar: 26-10-2022
  • star Skadon: 04-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2147

TERMI I REFERENCËS SE PUNËS PËR EKSPERT TË GATSHËM PËR FACILITIM TË TRAJNIMIT PËR PËFITIMIN E QIRIUT` PËR VAJZAT DHE GRATË E GRUPVE ETIKE TË MARGJINALIZUARA NË KOSOVË

1.PËRSHKRIMI I NDËRHYRJES

1.1 Konteksti:

Popullsia rome, ashkalike dhe egjiptiane në Ballkanin Perëndimor vazhdon të konsiderohet si një nga pakicat më të prekshme në Evropë. Në Kosovë, shumë romë, ashkali dhe egjiptianë nuk e kanë satusin e barabartë në shoqëri si gjithë të tjerët. Ata përballen me arsim joadekuat, varfëri ekstreme, papunësi jashtëzakonisht të lartë, vështërsi për të siguruar kushte të mira për banim, përjashtim socilal dhe diskriminim të shumëfishtë.

1.2 Qëllimi i përgjithshëm i projektit:

Qëllimi i përgjithshëm i projektit Drejtësi Sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë, është synimi për një shoqëri me të vërtetë multi-etnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalit dhe egjiptianët trajtohen të barabartë nga shteti dhe shoqëria, me qasje në të njëjtat mundësi si të gjithë të tjerët, dhe ku ashkalitë, romët dhe egjiptianët i njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, janë të barabartë të gëzojnë ato të drejta në Kosovë, janë në një punë të mirë në sektorin publik dhe privat duke punuar me dinjitet për të siguruar familjet e tyre. Aty ku ata kanë qasje dhe shfrytëzojnë infrastrukturën publike me cilësi të mirë, dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të arritshme në nivel lokal. Një Kosovë ku gratë ashkalike, rome dhe egjiptiane janë më pak të shtypura, të përfaqësuara në arsim, punësim si dhe në sferat e tjera të jetës dhe ku ato janë më të fuqizuara.

1.3 Korniza e projektit:

Projekti zbatohet në një partneritet të përbashkët midis OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në Kosovë, HEKS / EPER (Ndihma e Kishës Zvicërane) dhe TdH (Fondacioni Terre des Hommes).

1.4 Objektivat specifike të Programit të Fuqizimit të Gruas:

Qëllimi i kësaj ndërhyrje është të mbështesë vajzat dhe gratë nga e gjithë Kosova, posaçërisht ato nga grupet e margjinalizuara që jetojnë në Kosovë, të cilat janë të gatshme të mësojnë punë dore/artizanate, kanë ide kreative dhe kanë synim të vet punësohen ose të gjenerojnë punë për gratë e tjera.

2. PËRGJEGJËSIT E EKSPERTIT/KOMPANISË:

  • Përgaditë modulet e trajnimit për temën e kërkuar;
  • Zhvillon idenë dhe mbledhë materialet e nevojshme shpenzuese për trajnim;
  • Faciliton grupet me pjesëmarrëse;
  • Përgatitë materialet e nevojshme për prezentimin e procedurave të përfitimit të qiriut;
  • Menaxhon punën me grupet e trajnimeve;
  • Menaxhon dhe ndihmon gratë gjatë punës praktike;

3. METODOLOGJIA DHE PROCESI I PUNËS:

  • Menaxhimi i ciklit të përfitimit të qiriut;
  • Ndarja e grupeve punuese dhe angazhimi në grupet punuese gjatë mbajtjes së trajnimit;
  • Trajnimi do të jetë i përbërë nga vajzat dhe gratë e komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë;
  • Materiali i cili do të nevojitet për ligjërim, sigurohet nga organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo”;

4. PLANIFIKIMI DHE IMPLEMENTIMI I PLANIT TË PUNËS:

  • Kërkohet nga trajneri/trajnerja të mbajë trajnim me 20 pjesëmarrëse;
  • Koha e angazhimit trajnerit/trajneres kërkohet të jetë 15 ditë angazhim në njërën qendër;
  • Trajnimi obligohet të realizohet në mënyrë fizike në Gadime dhe në Gracanicë
  • Aktiviteti parashihet të fillojë nga data 07 Nëntor 2022 dhe të përfundojë deri me datën 01 Dhjetor 2022, duke u angazhuar 30 ditë kalendarike brenda periudhës së lartë shënuar.
  • Ofertuesi obligohet të paraqesë ofertën financiare se bashku me planin e punës;

5. DOKUMENTET E KËRKUARA

  • Ofertë financiare e detajuar me planin e punës;
  • Dokumente që dëshmojnë punën tuaj;
  • CV;
  • Dy referenca;
  • Çertifikatën e rexhistrimit (vlen për kompani).

6. KUALIFIKIMI I KËRKUAR

  • Të këtë përvojë paraprake në fushën e lartëcekur;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndër-personale;
  • Aftësi dhe gatishmëri për trajnimin e grave;
  • Përparësi është ekperienca paraprake me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
  • Përvojë pune minimum 2 vjet;

Vëmendje:

OJQ Voice of Roma, Ashkali and Egyptians ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Të gjithë aplikuesit e interesuar të dërgojnë dokumentet e bazuar në pikat e lartë cekura.

Mos dorëzimi i plot i dokumenteve, nënkupton që aplikimi i ofertuesit nuk do të merret parasysh. Dokumentet duhen dërguar vetëm përmes formës elektronik në e-mail adresë: [email protected], nga data: 26.10.2022 deri 04.11.2022, në ora: 16:30.

Ju lutemi shkruani emrin e pozitës në Subjekt për thirrjen e ofertës që aplikoni.