business

EKSPERT PËR QËSHTJET PRONËSORE

  • star Publikuar: 14-10-2024
  • star Skadon: 20-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 389

TERMI I REFERENCËS (TOR) EKSPERT PËR QËSHTJET PRONËSORE

Ekspert ligjor për zgjidhje të qështjeve pronësore për vendbanimet jo formale ku jetojnë komunitetet Rom,Ashkali dhe Egjiptian.

Prishtinë,2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jo-fitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovarepërmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1, Kontesti i ndërhyrjes:

Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale është “Një shoqëri multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kanë qasje në të njëjtat mundësi dhe sherbime si të gjithë të tjerët,dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”.

Vizioni i këtij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë rom, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të denjitetshem si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të casshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesëtareve të komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim dhe në sferate tjera të jetës janë më të fuqizuara.

2. Arsyetimi i angazhimit:

Programi i banimit i cili është duke u implementuar nga organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës, ka për synim të punojë në riorganizimin e lagjeve 028 dhe 029, duke i bashkuar parcelat dhe transformuar ato në lagje urbane me standarde banimi me ndërtimetë ulta, të mesme dhe të larta. Në këto objekte do të mund të sistemohen familjet aktuale dhe jo vetëm, do të sigurohen hapësirat e gjelbërta, rekreative, kënde për lojëra t e fëmijëve, që të gjithakëto në harmoni me planeturbane e zhvillimore komunale dhe në harmoni me legjislacionin në fuqi. Synimi i programit është që në fushën e banimit të mundohet të sjellë koncepte inovatore për strehim të përballueshëm-zgjidhje ndërtimi, hartimin e politikave për banim, pilotimin e transformimit dhe promovimin në nivelin qendrordhe lokal. Nëpërmjetavokimit, programi i banimit do të mundohet të ndikojë në lehtësimin e procedurave lokale për regjsitrimin e pronave individuale dhe formalizimin e vendbanimeve joformalepërfshirë planifikimin kadastral.

Projekti zbatohet në një partneritet të përbashkët midis Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Kosovë, HEKS / EPER (Ndihma e Kishës Zvicerane) dhe TdH (Fondacioni Terre des hommes).

3. Objektivat specifike:

Programi i Banimit, që është duke u implementuar nga OJQ Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve , ka për synim të analizojë situatën aktuale sa i përket bazës ligjore, aspektet e qështjës pronësore dhe rregullativës në fuqi për trajtimin e vendbanimeve jo formale dhe mundësinë e ofrimit të zgjidhjës së qeshtjës pronësore të vendbanimeve joformale, të banuara zakonisht nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Inicimi i ekspertizës ka për qëllim që të identifikoj mangësitë e mundshme për regjistrimin e të drejtave pronësore të komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian në lagjën 028 dhe 029 në Fushë Kosovë. Propozimi i strategjisë bazuar në ekspertizë do të ofroj mundësi për zgjidhjën e aspektit pronësor, sigurimin e të dhënave duke u bazuar në dokumentet dhe të dhënave primare nga autoritetet relevante publike (p.sh.Agjencia Kadastrale e Kosovës, Agjencia Kosovare e Pronës, komunat,etj). Objektiva kryesore është vlerësimi i situatës aktuale pronësore e grupeve të margjinalizuara, identifikimi i sfidave për zgjidhjën e cështjeve pronësore dhe zhvillimi i planit strategjik/rekomandimet për zgjidhje të qëndrueshme të qështjeve pronësore.

Kjo ekspertizë do të finalizohet me raportin e përgaditur bazuar në gjetjet dhe analizat e cila pastaj do të përdoret për avokim tek institucionet vendimarrëse për lehtësimin e procedurave dhe ofrimin e zgjidhjeve të përshtatshme për qështjet pronësore për banorët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në lagjën 028 dhe 029 në Fushë Kosovë.

4. Burimet/rolet dhe përgjegjësitë kryesore

Ofertuesi duhet të ofrojë çmimet e detajuara për të gjitha aktivitetet të cilat duhet të organizohen për realizimin ekspertizës si dhe çmimin në total.

4.1 Ofertuesi do të jetë përgjegjës për:

  • Rishikimi i ligjeve vendore dhe ndërkombëtare që rregullojne të drejtat pronësore dhe pronësinë e tokës.
  • Përpilimi i raportit dhe analizimi i të dhënave të mbledhura gjatë punës në teren mangësitë, sfidat dhe barrierat specifike të identifikuara në procesin e regjistrimit të të drejtave pronësore për komunitetet rom,ashkali dhe egjiptian.
  • Prezantimi i raportit të ekspertizës nëpërmjet tryezave apo takimeve direkte për të avokuar për ndryshimin e politikave egzistuese, zhvillimin e reformave të reja ligjore dhe përmirësime administrative për të adresuar pengesat në regjistrimin e të drejtave pronësore me te cilat ballafaqohen banorët e komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian.
  • Rritja e ndërgjegjësimit/avokim midis politikëbërësve, zyrtarëve qeveritarë, organizatave të shoqërisë civile dhe publikut të gjerë për sfidat me të cilat përballen komunitetet rome, ashkali dhe egjiptian në aksesin e të drejtave pronësore.
  • Përdorimi i metodologjive të ndryshme për të përgatitur paraqitjën grafike dhe tekstuale të pronës së pretenduar nga qytetarët e Lagjes 28 dhe 29 të Komunës së Fushë Kosovës.
  • Grumbullimi dhe përpunimi i dokumenteve të disponueshme nga qytetarët përkitazi me patundshmërit e tyre .
  • Mënyrën e verifikimit të dokumenteve të pronësisë, cilat janë udhëzimet për rishikimin dhe verifikimin e dokumenteve të pronësisë së mbledhura nga qytetarët.
  • Si të realizohen të drejtat pronësore të pretenduara, cilët janë hapat e nevojshëm për përgatitjen e kërkesave, propozimeve apo padive për realizimin e të drejtave të pronësisë.
  • Si të veprohet me dokumentet pronësore në Kadastër, cila është procedura për dorëzimin e parashtresave në Agjencinë Kadastrale të Kosovës ose në autoritetet komunale për regjistrimin e pronës.
  • Çfarë kërkesash ligjore dhe procedurale duhet të plotësojnë autoritetet publike për të shqyrtuar dhe përditësuar të drejtat e pronësisë së paluajtshme për qytetaret.
  • Si do të trajtohen mangësitë ose parregullsitë e dokumentacionit të grumbulluar gjatë procesit të regjistrimit të pronësisë.
  • Cilat janë hapat e fundit për regjistrimin e të drejtave të pronësisë në Regjistrin e Pronës së Paluajtshme.
  • Çfarë dokumentacioni duhet të përfshihet në procesin e regjistrimit, duke përfshirë kontratat e shitblerjes dhe aktgjykimet që vërtetojnë të drejtën e pronësisë?
  • Si duhet të veprohet në rastet e hipotekave ose barrëve të regjistruara mbi pronën para regjistrimit në RDPP.


4.2 Organizata do të jetë përgjegjëse për:

  • Mbështetje tëekspertit duke ofruar të dhënat e disponueshme dhe sigurimin e kontakteve të personave përgjegjës në institucione publike;
  • Caktimin enjë personi kontaktues për të komunikuar me ekspertin e përzgjedhur;
  • Konsultime të vazhdueshme me konsulentin/ekspertin deri në finalizimin e produktit.

5. Detyrat dhe metodologjia

Qasja e përgjithshme pritet të bazohet kryesisht në një përzierje të metodave cilësore për mbledhjën dhe analizën e të dhënave, por duke përdorur strategjit e të dhënave sasiore të disponueshme për analizë dhe interpretim.

Eksperti pritet të përdorë metoda të tilla si: analiza e ligjeve, akteve nënligjore, UA-ve, të dhënave ekzistuese statistikore, intervista me zyrtarë përgjegjës (në nivel qëndror dhe lokal) për procesin e qështjeve pronësore, intervistave, etj.

Ndonjë metodë tjetër e rekomanduar nga eksperti është gjithashtu e pranueshme.

Procesi duhet të ndjekë hapate mëposhtëm:

Kontrata dhe takimi fillestar: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës së detyrës. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet.

Faza fillestare: është pjesë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare për mjetet dhe procedurat metodologjike, duke përfshirë përzgjedhjen e partnerëve të intervistës / strategjinë e mostres. Përfshin hulumtim dokumentacionesh nga zyra(deskresearch) dhe intervistat e informatorëve kryesorë me stafin kryesor të projektit, dhe me palët e interesit.

Vizitat në terren dhe me personat kompetent: Burimet primare të të dhënave dhe burimet dytësore të të dhënave përdorën për të gjeneruar informacionin e nevojshëm për analizë. Kryerja e mbledhjës së të dhënave parësore duke përdorur metoda të ndryshme të përcaktuara më sipër.Eksperti do të bëjë prezentimin e gjetjeve kryesore dhe konkluzionet e para duhet të diskutohen me stafin kryesor të organizatës. Pas finalizimit të raportit në bashkëpunim me organizatën do të organizohën tryeza për të prezantuar raportin tek instutucionet relevante dhe vendimarrëse.

Shkrimi i raportit: Dorëzimi i raportit përfundimtar, përfshirja e komenteve nga organizata. Procesi i mëpasshëm i hartimit mund të kalojë nëpër raunde shtesë reagimesh derisa të miratohet raporti përfundimtar. Përfundimet duhet të trajtojnë pyetjet e vlerësimit në TOR, duke marrë parasysh edhe gjetjet e papritura. Pritet që ekipi i hulumtimit të paraqesë rekomandime konkrete të cilat i adresohen palëve specifike të interesit. Eksperti duhet të të bëjë edhe prëzëntimin e raportit në institucione të ndryshme, sipas kërkesës së organizatës.

6. Produkti

  • Një raport fillestar që përmban dizajnin e hulumtimit dhe metodologjinë e projektimit (përfshirë kornizën e bashkangjitur kërkimore/matricën e hulumtimit);
  • Mjetet e mbledhjës së të dhënave;
  • Një raport vlerësimi përfundimtar që i përgjigjet objektivave dhe të paktën pyetjeve të analizës; struktura e tij do të miratohet si pjesë e raportit fillestar;
  • Analizë e plotë e të dhënave ku përdorën edhe grafikonet e ndryshme;
  • Prezantimi përfundimtar në Power Point i cili përmbledh përmbajtjen e raportit të vlerësimit/analizës.
  • Moderimin e tryezes për prezantimin e raportit.

7. Plani dhe buxheti

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim; megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë të mos kalojnë 20 ditë në total brenda periudhës Nëntor 2024 deri më Dhjetor 2024. Nëse detyrat e ndryshme bëhen nga i njëjti vlerësues, sugjerohet që fazat përkatëse në terren për detyra të ndryshme të kryhen paralelisht nga anëtarë të ndryshëm të ekipit.

8. Kriteret e perzgjedhjes

  • Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
  • Përparësiaështë ekperienca paraprake me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Përvojë pune minimum 5 vjet në hartimine analizave/dokumenteve të ngjashme për institucionet publike ose organizatat ndërkombëtare;
  • Njohuri të mira në legjislaturën e fushës së pronësisë, banimit, planifikimit hapësinor dhe ndërtimit në Kosove;
  • Aftësi në hartimtë dokumenteve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndër-personale.


9. Dokumentacioni i kërkuar /kushtet për aplikim

  1. Ofertë financiare e detajuar me planin e punës;
  2. Dokumente që dëshmojnë punën gjatë proceseve të legalizimit;
  3. Dokumente të hartuara nga që mbështesin punën paraprake në fushën e pronësisë dhe banimit;
  4. CV;
  5. Dy referenca;
  6. Çertifikatën e regjistrimit (vlenpër kompani).

10, Kushte të përgjithshme:

  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbanë të drejtën e ndryshimit të ofertës në bazë të kërkesës derisa të merret vendimi përfundimtar;
  • Vendimi final, nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të organizatës. Në rast se shërbimi do jetë sipas kërkesës së ekspertit, mund t’iu ofrohet edhe kontrata por duke mos ndryshuar çmimet e ofertës.

10. Menyra e aplikimit:

  • Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected]

Ju lutemi shënoni në subjekt titullin e thirrjes !

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 20.10.2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.