
Konkurs Pune
Pozitat e lira:
- Teknik Elektricist (2 pozita)
- Ndihmës Teknik Elektricist (2 pozita)
Kompania jonë është në kërkim të teknikëve të kualifikuar në fushën e instalimeve elektrike për t'iu bashkuar ekipit tonë profesional. Nëse keni përvojë dhe aftësi të mira teknike, jeni të mirëseardhur të aplikoni!
Pozita: Teknik Elektricist
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Instalimi dhe lidhja e kabllove elektrike sipas specifikimeve teknike.
- Montimi i kanalinave metalike dhe plastike për ndërtimin e strukturave mbështetëse për kabllot.
- Vendosja e prizave, ndërprerësve dhe trupave ndriçues sipas planit të instalimit.
- Zbatimi i udhëzimeve teknike për realizimin e saktë dhe të sigurt të punimeve.
- Zëvendësimi i pjeseve të dëmtuara të rrjetit elektrik, përfshirë kabllot, ndërprerësit dhe siguresat.
- Lidhja dhe mirëmbajtja e sistemeve të tokëzimit në përputhje me standardet përkatëse.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Njohuri bazë mbi standardet dhe rregulloret e sigurisë elektrike.
- Përvojë pune minimale 1 vit në instalime elektrike.
- Aftësi në përdorimin e veglave për instalim dhe testim të rrjetit elektrik.
- Njohuri mbi llojet e kabllove dhe materialeve elektrike të përdorura në instalime.
- Aftësi për të ndjekur udhëzime teknike dhe për të zbatuar masa mbrojtëse për siguri ne pune.
Pozita: Ndihmës Teknik Elektricist
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asistimi në instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektrike.
- Mbështetja e teknikëve në vendosjen e kabllove, prizave dhe trupave ndriçues.
- Përgatitja dhe dorëzimi i mjeteve të nevojshme gjatë punës.
- Kryerja e punëve ndihmëse sipas udhëzimeve të dhëna nga teknikët përgjegjës.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Njohuri bazë mbi instalimet elektrike dhe sigurinë në punë.
- Përvojë pune minimum 3 muaj në pozita të ngjashme ndihmëse.
- Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzime të sakta.
- Aftësi për të përdorur mjetet bazike të punës.
Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj në emailin: info@koni-ks.com, duke vendosur në “Subject” pozitën për të cilën aplikoni, ose aplikoni përmes sistemit “Apliko Këtu”.
Për më shumë informata lidhur me aplikimin, kontaktoni në: 045 161 111
Afati i fundit për aplikim: 10.07.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!